Kreu demokrat Basha, ka parë ta ndalimi i Redian Rrajës, i afërm i deputetit socialist Rrahman Rraja, e kushëri rrjedhimisht me Rrexhepin e Xheselës, një luftë mes bandave të lidhura me pushtetin.
“Fatkeqësisht është në vazhdën e poshtërimit të Partisë Socialiste, në vazhdën e poshtërimit të qytetarëve shqiptarë sepse tregon që është një përplasje midis bandave në pushtet”, deklaroi Basha, ku prej aty kaloi te kërkesa për zgjedhje të parakohshme: “Është tregues i qartë për ndryshim të menjëhershëm për zgjedhje të parakohshme që do t’i kthejnë qytetarëve dinjitetin, të drejtën e votës, do t’i fuqizojnë duke zgjedhur në parlament dhe në qeveri njerëzit që meritojnë të udhëheqin aspiratat dhe dëshirat e tyre për ndryshim”, theksoi Basha.
Redjan është i ndaluari i policisë së i dyshuari kryesor për atentatin e së premtes te mbikalimi i Shkozetit, ku iu bë atentat makinës ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, si dhe shtetasi Landi Muharremi, i njohur si i “forti” i Sukthit. /tesheshi.com/