John Collinson nuk duket krejtësisht i kënaqur me famën e tij, por të gjithë po e njohin si miliarderi që ka arritur gjithçka vetë.
Vetëm 27 vjeç dhe ka aftësi në mënyrën e komunikimit me njerëzit si dhe për të qenë drejtues biznesi.
Në një intervistë nga BBC, irlandezi tha: “Njerëzit më pyesin gjithmonë si ndihem dhe e kuptoj që kërkojnë t’i tregoj diçka mbresëlënëse të cilën unë nuk e kam. Më pyesin si më ka ndryshuar jeta dhe presin që të bëj disa gjëra që i kam patur hobi si koleksionimi i vezëve të ndryshme apo jahteve luksoze.”
Por, për të asnjë nga këto nuk cilësohet hobi prandaj në kohën e lirë del që të vrapojë, gjë që i duket tepër praktike.
John është bashkëthemelues i një biznesi amerikan, të quajtur ‘Stripe’. I krijuar në 2011, nuk është shumë i njohur pasi ka qëllim që kompanitë në botë të bëjnë lehtësisht pagesa apo reklama në website. Me më shumë se 100 mijë konsumatorë, vitin e kaluar arritën të kapnin një shifër fitimesh prej 9.2 miliard dollarë.
John, së bashku me Patrick vëllain e madh kanë disa aksione në rrjetin social më të preferuar të adoleshentëve, ‘Snapchat’ të cilin e ka krijuar Evan Spiegel./tesheshi.com/