Drejtuesit e Manchester Cityt po planifikojnë ta përforcojnë ekipin gjatë afatit kalimtar të verës.
Udhëheqësit e Manchester Cityt kanë nisur të mendojnë për sezonin e ardhshëm, pasi këtë edicion kanë dështuar keq në të gjitha garat.
Skuadra nga Etihad planifikon të përforcohet gjatë verës, derisa tashmë ka shijuar edhe disa lojtarët që synon t’i transferoj gjatë verës.
Sipas tabloidit britanik, Daily Mail, ekipi i Manuel Pellegrinti ia ka vërë syrin Jack Wilshere (Arsenal), Jordan Henderson (Liverpool) dhe Paul Pogba (Juventus).
Daily Mail shkruan se City duhet t’i ofroj Arsenalit dhe Liverpoolit të paktën nga 41 milion euro për t’i liriar Wilsherin dhe Hendersonin.
Kurse, për Pogban ekipi anglez mund të sakrifikon Samir Nasrin ose Edin Dzekon dhe para për ta bindur Juventusin që ta lëshoj francezin, i cili kushton rreth 80 milion euro. /tesheshi.com/