I ka takuar autostradës Tiranë – Durrës, një prej akseve me më shumë qarkullim në të gjithë Shqipërinë, që të përmbytet këtë mbrëmje të rënduar nga reshjet e dendura të shiut në të gjithë territorin e vendit. Siç raportohet nga terreni, niveli i ujit ka shkuar në afërsisht 70 cm, ku për pasojë janë përmbytur dhe disa biznese në atë në rrugës. Njoftime për përmbytje ka dhe për disa akse të tjera, por deri më tani jo në nivele dramatike.
Sakaq, drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, foli për një situatë të rënduar dhe në orët në vijim.
“Shërbimet meteorologjike vendase dhe të huaja kanë dhënë informacion të detajuar mbi situatën e pritshme, kryesisht për zonën jug-perëndimore. Në vijim të natës së sotme dhe datës 1 dhjetor do të ketë mbi 110 milimetra reshje nga 35 mm që kanë qenë në 24 orët e kaluara”.
“Do të ketë erëra të forta dhe shtrëngata shiu, që do të jenë problematike. Në këtë aspekt, reagimi ka rëndësinë e vetë sepse përmbytjen nga mospërmbytja e ndan një vijë e hollë. Sepse nëse nuk funksionojnë kanalet e nëntokës në zonat urbane dhe ato mbi tokë në ato rurale do të ketë një vërshim të madh”, ka deklaruar Prençi në një intervistë për A1 Report. /tesheshi.com/