Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Reportazh në BBC Travel: kriza e refugjatëve, çfarë mund të na mësojë Shqipëria për besën ndaj mikut

by te Sheshi
16/09/2016
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Reportazhe, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Reportazh në BBC Travel: kriza e refugjatëve, çfarë mund të na mësojë Shqipëria për besën ndaj mikut

EX7MBD Pavlin Polia's guest house in Theth, Albania at sunrise.

“Kishte kampe refugjatësh të ngritur për kosovarët në të gjithë vendin. Familjet shqiptare do të shkonin në kamp, të gjenin një familje dhe më pas ta merrnin në shtëpi. Nuk i kishin të afërm apo miq, ata ishin të huaj, por shqiptarët do i merrnin, do i ushqenin, vishnin dhe trajtonin si të ishin pjesë e familjes së tyre”

Kështu e nis përshkrimin e Shqipërisë reporteri Quinn Hargitai që shkruan për BBC Travel e cila ka publikuar një artikull me titullin “Çfarë mund të na mësojnë shqiptarët për besimin”, vendosur në kontekstin e krizës aktuale të refugjatëve në Europë dhe ndjenjave ksenofobe që po shfaqen fuqishëm.

Më poshtë reportazhi:

“Përpara një makiatoje në një kafene të vogël në Berat, në qytetin e famshëm shqiptar të një mijë e një dritareve, dëgjoja sesi Nevila Muka kujton pasojat e luftës së Kosovës në vendin e saj. Në mënyrë që t’u shpëtonin vdekjes dhe shkatërrimit të mbjellë nga forcat ushtarake serbe në vitet 1990, më shumë se 500 mijë refugjatë u larguan nga Kosova për të kërkuar strehë në Shqipëri përgjatë dy vjetëve. Shpejt mësova se Muka nuk është thjesht vëzhguese nga larg e eksodit masiv.

D68F73 Europe, Albania, Gjirokaster, Unesco World Heritage Site. Image shot 10/2012. Exact date unknown.

“Gjyshja ime në fakt, mori në shtëpi një familje. Unë isha e vogël, kështu që mbaj mend sesi luaja me fëmijët e tyre. Mbaj mend që ata ishin bukëpjekës vërtet shumë të mirë, ata bënin bukën më të mirë që kam shijuar ndonjëherë”.

“A u bë kjo e vështirë në ndonjë pikë”, pyeta.

“Jo edhe aq për ne, ne ishim OK. Por për shumë familje kishte vështirësi, shumë prej tyre nuk kishin para për të mbajtur kosovarët. Shumë njerëz u futën në borxhe për këtë arsye, por ata nuk kthyen askënd pas”.

Kur e pyes përse, ajo ngre supet.

“Eshtë mënyra shqiptare, besa”.

E kisha dëgjuar fjalën besa edhe më parë dhe dija se donte të thoshte diçka të ngjashme me fjalën e dhënë, por nuk e kisha dëgjuar në këtë kontekst më parë. Muka më shpjegoi se është si një lloj kodi për shqiptarët, që dikton mikpritjen e tyre bujare. Nëse dikush vjen për të kërkuar ndihmë, ju i siguroni një vend për të qëndruar. Kaq e thjeshtë.

Pas diskutimit tonë, më tërhoqi koncepti i besës dhe dëshiroja të dija më shumë, kështu që takova Orgest Beqirin, një student universitar shqiptar i dhënë pas historisë që e kisha takuar gjatë kohës që kisha kaluar në këtë vend. E dija se nëse dikush do dinte më shumë për besën, do të ishte ai.

Kur u takuam, ai më shpjegoi se tradita është trashëguar me shekuj si pjesë e kanunit të Lekë Dukagjinit, një sërë rregullash e ligjesh të krijuara në shekullin e 15-të për të qeverisur familjet e Shqipërisë së Veriut.  Edhe pse shpesh Kanuni është konsideruar të jetë burimi origjinal i besës, shumë argumentojnë se tradita është në fakt më e vjetër dhe se Kanuni thjesht e ligjëroi me fjalë një tarditë që kishte ekzistuar shumë përpara.

DJAWR9 Three Kosovar girls escaping from Kosovo into Albania near Kukes.

“Ka një proverb të vjetër të shkruar në Kanun”, tha ai. “Shpija para se me qenë e Shqiptarit, asht e Zotit dhe e mikut” që do të thotë “Before the house belongs to the oëner, it first belongs to God and the guest”. Është një traditë e fuqishme dhe në kohë më të vjetra, nëse ishe udhëtar apo kërkoje strehë, mund të trokisje në derën e aprë që gjeje dhe pyesje: “Kreu i shtëpisë, a don miq?” dhe pronari do të ta hapte shtëpinë. Kanuni thotë se pronari i shtëpisë do të kishte gjithnjë një dhomë bosh dhe një krevat gjithnjë gati në çdo orë të ditës apo natës, në rast se miqtë arrinin papritur.

“Kështu, ishte një detyrë, pra”, e pyes. “Edhe nëse nuk dëshiroje miq në shtëpi, ishe i detyruar nga besa për ta bërë?”

“Jo tamam. Po, është një detyrim, por ndershmërisht pjesa më e madhe e shqiptarëve e shijojnë të pasurit e miqve në shtëpi. Është një pikë krenarie për ta. Në fakt, ekziston një histori e vjetër për një qytet diku në veri, që u rrebelua kur do të ndërtohej aty një hotel. Të gjithë njerëzit dolën përpara bashkisë dhe u ankuan, duke thënë se të gjithë njerëzit që donin një vend për të qëndruar mund të vinin e të trokisnin në dyert e tyre”.

DFEAT0 Homestay bedroom in Thethi, Albania. Image shot 2012. Exact date unknown.

Edhe pse disa aspekte më të ashpra të besës e kanë humbur ndikimin përgjatë kalimit të kohës, ndjesia e përgjithshme e detyrës dhe mikpritjes ka zgjatur mes popullit shqiptar. Edhe pse lufta e Kosovës ishte me siguri më e madhja krizë me të cilin vendi është dashur të përballet, nuk ka qenë as e para dhe as e fundit.

Pak e njohur për shumëkënd, Shqipëria ishte i vetmi vend europian që përfundoi luftën e dytë botërore me një popullsi më të madhe hebreje sesa e nisi atë, duke shpëtuar gati të gjithë hebrenjtë që jetonin aty ndërkohë që u dha strehim më shumë se 2 mijë të tjerëve nga vendet fqinje. Pavarësisht presionit nga fashistët italianë dhe nazistët gjermanë që kishin pushtuar vendin, shqiptarët refuzuan të dorëzonin miqtë e tyre, pasi kështu jo vetëm do të turpëroheshin, por edhe do të hynon në gjak.

F1CC7M Kol Gjoni guesthouse, Grykat e Harpura, Valbona Valley National Park, Accursed Mountains, Albania, Balkans, Europe
Së fundmi, Shqipëria ka gjetur sërish miq për t’u ofruar besën, këtë rradhë atyre që vijnë nga Lindja e Mesme. Me qindra refugjatë iranianë aktualisht banojnë në vend, pasi janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre të shkatërruara nga luftimet. Refugjatëve sirianë gjithashtu u është ofruar strehë: kryeministri Edi Rama tha në një intervistë se 500 mijë refugjatë kosovarë që u pritën në Shqipëri, ishin provë se tërësia e vendeve të BE-së me siguri mund të bëjë më shumë për të mbajtur barrën e krizës së refugjatëve.

Pavarësisht, këtyre qëndrimeve heroike Shqipëria mbetet e panjohur për shërbimet që i ka bërë botës. E vërteta është se ky komb ballkanik është i vogël dhe i varfër, dhe si i tillë, e ka të vështirë të marrë vëmendje ndërkombëtare për bëmat e veta. Megjithatë, në një kohë, kur refugjatët po kthehen pas në kufij në të gjithë botën, duket se ka shumë për të mësuar nga Shqipëria për mikpritjen. Këtë ndjesi e ndava më vonë me Mukën, shumë më vonë pas bisedës sonë për kosovarët që familja e saj morri në shtëpi.

“Eshtë turp që ka mbetur e panjohur. Shqipëria është kaq e pavënë re sa shumë nga këto gjëra kanë ndodhur pa u dhënë rëndësi”, thashë.

Ajo buzëqeshi, duke tundur kokën.

“Po, por e di, edhe kjo është diçka. Ti mund të nisësh të tregosh. Ndoshta një ditë edhe pjesa tjetër e botës do ta dijë”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut
Sociale & Shoqëri

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Next Post
Statistikat e Diyanet-it turk: gati 9.000 xhami të ndërtuara në Turqi në dhjetë vitet e fundit

Statistikat e Diyanet-it turk: gati 9.000 xhami të ndërtuara në Turqi në dhjetë vitet e fundit

Nga David IGNATIUS*: Lufta e Ftohtë ka mbaruar, lufta kibernetike ka nisur

Nga David IGNATIUS*: Lufta e Ftohtë ka mbaruar, lufta kibernetike ka nisur

Majlinda Bregu: PD-ja, kurrë aleancë me LSI-në!

Majlinda Bregu: PD-ja, kurrë aleancë me LSI-në!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni