Edicioni 2015/16 i Ligës së Kampionëve do të jetë më special se herave të tjera, pasi për të parën herë në histori të këtij kompeticioni do garojnë pesë skuadra nga një shtet në fazën e grupeve. Një fat të tillë mund ta kishte patur edhe Liga Angleze e futbollit një dekadë më parë sikur Everton të mos ishte eleminuar në fazën e play offit.
Liga Spanjolle e futbollit do ketë privilegjin të garojë me pesë skuadra në garën më prestigjioze në botën e futbollit, Ligën e Kampionëve. Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Sevilla dhe Valencia janë pesë skuadrat që vijnë nga Gadishulli Iberik që do garojnë në fazën e grupeve të këtij edicioni.
Futbolli spanjoll ishte në pritje të skuadrës së Valencias e cila ndeshjen me Monacon në Stade de Luis II, deri sa djelmoshat e Nunos konfirmuan pjesëmarrjen në Champions deri sa u klasifikuan me rezultat të përgjithshëm 4:3, ani pse pësuan në duelin e dytë (2:1).
Barcelona do jetë skuadra e vetme spanjolle që do të jetë në vazon e parë të shortit me kampionët e vendeve tjera me koeficinet më të mirë nga UEFA. Tjerat skuadra do jenë të vendosura në vazot dy dhe tre.
Maccabi Tel Aviv është rikthyer në Ligën e Kampionëve deri sa ka eleminuar zvicerianët e Basel pas rezultatit të përgjithsëm 3:3, duke i dhënë vlerë kështu dy golave të shënuar në tokën zviceriane të cilat kanë koeficient më të lartë se ata vendas.
Malmo ka përmbysur epërsinë e Celtic (3:2 ndeshja e parë), deri sa i ka mposhtur skocezët 2:0 në ndeshjen kthyese në Suedi. Shakhta Donteks ka shkuar tutje gjithashtu deri sa ka eleminuar austriakët e Rapid Wienes me rezultat të përgjithshëm 3:2.
/tesheshi.com/