Presidenti Rexhep Tajip Erdogan do të zhvillojë një takim në Nju Jork me kryeministrin e Irakut, Haider al-Abadi, për të diskutuar mbi referendumin e ardhshëm për pavarësi nga Qeveria Rajonale e Kurdistanit (KRG).
Duke folur me gazetarët në një konferencë shtypi në aeroportin Ataturk të Stambollit, përpara nisjes drejt SHBA, Erdogan u shpreh se do të shkëmbejë pikëpamjet me al-Abadin, për të cilin tha se janë të njëjta lidhur me referendumin.
“Ne ndajmë një kufi prej 350 kilometrash me ta (Irakun). Të afërmit dhe bashkëfetarët tanë jetojnë atje dhe anasjelltas. Në realitet, ne jemi anëtarë të të njëjtit qytetërim”, tha Erdogan duke vënë në dukje se Turqia është kundër ndarjes së fqinjit të saj përgjatë vijave etnike ose fetare. Ai përsëriti edhe njëherë përkrahjen e Turqisë për ruajtjen e integritetit territorial të Irakut.
Në qershor, Presidenti i KRG, Barzani, njoftoi se do të zhvillonte një referendum mbi pavarësinë nga Bagdadi më 25 shtator.
Kreu i frontit Turkmen iraken Ershad Salihi tha se referendumi i pavarësisë në Kurdistanin iraken, i cili planifikohet të mbahet më 25 shtator, nuk do të jetë i dobishëm për asnjë grup në rajon. Salihi tha në gusht se ata nuk pranojnë që referendumi i ardhshëm nga KRG të mbahet në rajonet ku turkmenët përbëjnë shumicën. Në qershor ai tha se “nga referendumi i ardhshëm i KRG, që mori një rezultat negativ nga aktorët rajonalë dhe lokalë, nuk do të përfitonte askush. Ky referendum do ta çojë vendin në kaos të ri.”
Ankaraja ka kundërshtuar votimin e pavarësisë, duke e quajtur atë një “gabim të rëndë”, që do të “shkaktojë rezultate të padëshiruara” për paqen dhe sigurinë rajonale.
Një votim “po” në referendumin e pavarësisë nuk do të nxiste pavarësinë e menjëhershme për rajonin kurd, pasi referendumi nuk ka fuqi ligjore. Megjithatë, zyrtarët kurdë thonë se ata do ta përdorin atë për të ushtruar presion ndaj qeverisë irakiane në Bagdad, për të ardhur në tryezën e bisedimeve dhe për të formalizuar ofertën e tyre për pavarësi. /tesheshi.com/