Në Katalonja mbahet sot referendumi për pavarësi.
Referendumi organizohet nga autoritetet vetëqeverisëse lokale. Por Madridi e ka shpallur referendumin të paligjshëm dhe ka njoftuar se nuk do të lejojë mbajtjen e tij.
Mbajtja e referendumit ka ngritur tensione mes qytetarëve pro pavarësisë dhe atyre që nuk duan shkëputje nga Spanja dhe po ashtu Katalonja është mbushur me numër të madh policësh, të cilët kanë bllokuar numrin më të madh të qendrave të votimit.
Mbrëmjen e djeshme, kundërshtarët e referendumit kanë djegur flamujt e Katalonjas, ndërsa policia ka marrë në ruajtje objektet shkollore që do të shërbenin si qendra votimi. Më parë shkollat ishin zaptuar nga të rinj dhe prindërit e tyre që mbrojnë mbajtjen e referendumit. /tesheshi.com/