Qytetarë të shumë, që përkrahin pavarësinë e Katalonias nga Spanja, në orët e mbrëmjes së sotme kanë filluar që të “pushtojnë” shkollat ku pritet të organizohet referendumi për pavarësi.
Referendumi për pavarësi do të organizohet të dielën, ndërsa përkrahësit e pavarësisë së rajonit, duan që të qëndrojnë në qendrat e votimit për të garantuar procesin e votimit.
Spanja ka kundërshtuar mbajtjen e referendumit, duke e quajtur antikushtetues dhe ka ndërmarrë të gjitha masat që referendumi të dështojë. /tesheshi.com/