Qeveria maqedonase ka vendosur të ndajë 80 milionë denarë (1,3 milion euro) për fushatën propagandistike për referendumin e emrit të ri të këtij vendi, i cili do të mbahet më 30 shtator.
Siç raportohet, paratë e siguruara nga rezerva e buxhetit aktual do të jetë “në dispozicion për zbatimin e fushatës në bazë të planit të Parlamentit të Maqedonisë, e cila është e autorizuar për ta mbështetur referendumin”.
Parlamenti maqedonas, siç është rënë dakord një në takimin koordinues të partive ku vetë0m opozita VMRO-DPMNE nuk morri pjesë, do të formojë një trup koordinues për zbatimin e referendumit dhe propagandës.
Në krye do të jetë kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe anëtarët do të jenë nënkryetarët e tij dhe krerët e grupeve parlamentare të partive politike.
Qeveria maqedonase ka ndarë gjithashtu një shtesë prej 6.500 euro nga buxheti i rregullt, për fushatën e saj në rrjetet sociale. Qëllimi është që aty, në hapësirat virtuale të jepen shpjegime rreth përfitimeve nga Marrëveshja me Greqinë, ku ajo përbën dhe kushtin themelor për integrimin në BE dhe në NATO .
Partia më ë madhe opozitare VMRO-DPMNE, e cila çdo ditë kritikon marrëveshjen me Greqinë, nuk e ka zyrtarizuar ende një pozicion formal rreth referendumit, duke thënë se nuk do të bëjë këtë deri më 15 shtator.
Sipas informacioneve të mediave, brenda kësaj partie ka qëndrime të ndryshme mbi çështjen e referendumit, dhe javën e kaluar janë hequr 15 zyrtarë të saj të cilët janë deklaruar se marrëveshja në referendum duhet të mbështetet.
Kundër marrëveshjes që qeveria e Zoran Zaev arriti me Greqinë, është deklaruar në mënyrë të qartë edhe Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov dhe një grup i partive të vogla joparlamentare dhe shoqatave me frymë pro-ruse. /tesheshi.com/