Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

REDAKSIONALE: Njerëzit ikin dhe për nderin e munguar, e jo vetëm për bukën e pakësuar!

by te Sheshi
19/04/2015
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
REDAKSIONALE: Njerëzit ikin dhe për nderin e munguar, e jo vetëm për bukën e pakësuar!

Shqipëria po pason Kosovën  në një valë ikjeje që nuk po bëhet realitet, falë “traut doganor” që qeveria po përpiqet ta mbajë të pangrehur, duke nuhatur se kalimtarët nën të, nuk janë nga ata që e marrin seriozisht “regjimin e vizave”, dhe se duan t`ia mbathin nga sytë këmbët.

Ka pas qenë përfolur dikur thënia e Tefës, personazhit të njohur shkodran të humorit të hollë, të urtë e thumbues shkodran, që po të hapeshin kufijtë, ai do hipte majë peme që mos e merr turma e bashkëkombasve përpara në ngarendje për t`i ikur këtij palo vendi…nën komunizëm  – duhet theksuar kjo pra, sepse fjala është për një mesele në kontekstin e asaj kohe.

Por për paradoks, edhe pas 20 e kusur vitesh, duket që shqiptarët të marrin para nëse u hap kufijtë, gjë që vërteton thënien e deputetit Braho ditë më parë në komisionin e sigurisë, se në këto 20 vjet komunistët janë ata që kanë udhëhequr!

Një gjë duhet kuptuar që mos keqkuptohet: ideja për t`ja mbathur shoqëruar me inisiativa konkrete, nuk është se ka pësuar ndonjë zbehje të thellë ndër shqiptarë. Edhe në periudhat më të mira me xhepat plot, tregu i vizave dhe pasaportave për jashtë, ka lulëzuar.

Por pa diskutim që ikjet, ose tentativat për ikje të kohëve të fundit, po shfaqen më të theksuara. Përgjigja dihet, është po ajo, shtampë: gjendja e rëndë ekonomike dhe sociale! Por do thoshim më tepër sociale se ekonomike, të paktën duke iu referuar rastit të Kosovës, ku të ikurit nuk linin pas kasolle a baraka, ndërsa veshjet e tyre nuk tregonin  skamje e varfëri; përkundrazi, linin pas vila dy a tre katëshe, deri dhe ndonjë vend pune me pagë të mirë.

Por ja që iknin, gjithsesi. Dhe ajo çfarë përbën motiv social, është shumë herë më i madh se ai ekonomik. Ai ka të bëjë me shpirtin e një shoqërie, që është katranosur keq, sa që nuk ndodh t`i ndihet lezeti parasë, edhe kur ajo ekziston.

Ja, po marrim rastin e tre personave në Shqipëri, që së fundi po duan të ikin nga ky vend. Nuk largohen se nuk kanë punë e para. Janë goxha mirë ekonomikisht, por ja se ç`përvoja i çuan të mendojnë fatalisht që ky vend nuk bëhet:

F.DH u kthye nga Anglia për të kontribuuar për rilindjen e Shqipërisë. I diplomuar në Itali, me shumë kërkesa për punë nga sektori privat, preferoi të shkonte në një ministri të linjës për specialitetin e vet, për ta dhënë aty më të mirën. Jo si militant, por si profesionist. Dhe mbas disa muajsh iku i çmeritur që aty, sa akoma nuk po e merr veten. E çmeriti fakti për çfarë pa: sektorë të mbushur me “debatikas” të “aleatit strategjik”, të shenjtë në imunitetin që gëzonin, katastrofikisht të paaftë, të cilët gati sa nuk i thonin troç: Ore, kush je ti që kërkon të na mësosh si bëhet një punë, kush je ti që punon xhanëm, e duke punuar na prish punë neve, se ne nuk jemi këtu për të punuar, por për të marrë një rrogë, plako!

E tani, F.DH po tenton të kthehet nga ka ardhur.

R.D ka kompani interneti. Ai shkoi të lidhte internetin në një kompleks shtetëror (landfill modern), ku drejtori i atyshëm me profesion shofer dhe instruktor shoferllëku, e pyeti se çfarë ishte interneti. Dhe pasi e mësoi se ç`ishte, pyeti se a mund ta merrte këtë internetin (e shtetit) dhe në shtëpi?!

Që prej asaj dite, R.D ka hedhur vështrimin tej detit, për t`ja mbathur, paçka kontratës me klientin e ri.

M.Sh u ndodh në lokalin e provincës së tij të mjerë ku kandidati i “aleatit strategjik” po kuvendonte “gju më gju” më këmbë të shtriqura  dhe barkun kërcyer me ndoca miq, lidhur më sfidën elektorale që e priste. Jashtë pa të parkuar Range Roverin e tij zi sterr, me të cilin do bënte fushatë derë më  derë. Por jo, sepse ai e finalizonte çdo trajtesë elektorale me thënien lapidare: Nuk e rruaj fare (sipër Shkumbinit: Nuk e rruj hiç)!

Së këndejmi, M.Sh mendoi se do u hynte në hak fëmijëve të tij që t`i riste në një vend ku pushteti e përgjegjësitë u besoheshin  njerëzve që “nuk e rruanin!”

Njeriu ka nevojë për bukë, por ja që ka nevojë dhe për nder. Nderi nis që prej vlerës që ndjen në një shoqëri, sidomos kur sheh se kujt i besohen punët.  Dhe nëse ndodh që të ketë bukë me bollëk, por jo nder, aherë Tefa i gjorë do mbetet majë peme pa mundur të zbresë dot!  /tesheshi.com/

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Next Post
Gjembi i gomarit, jo vetëm lule e bukur por edhe tepër kuruese

Gjembi i gomarit, jo vetëm lule e bukur por edhe tepër kuruese

Ronaldo me statistika të ‘çmendura’

Ronaldo me statistika të ‘çmendura’

Një vlonjat nga Gostivari, historia e rrallë “kuqezi” e bacë Sabriut

Një vlonjat nga Gostivari, historia e rrallë "kuqezi" e bacë Sabriut

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni