Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Ankthi nga gazi rus në Austri

    Ankthi nga gazi rus në Austri

    Irani nis testimin e raketës Zuljanah

    Irani nis testimin e raketës Zuljanah

    Vartësja sfidon ish-shefin: Të ftoj në debat…!

    Vartësja sfidon ish-shefin: Të ftoj në debat…!

    G7 në Gjermani: Ç’po përgatisin liderët botërorë për Rusinë dhe Putinin?

    G7 në Gjermani: Ç’po përgatisin liderët botërorë për Rusinë dhe Putinin?

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Ankthi nga gazi rus në Austri

    Ankthi nga gazi rus në Austri

    Irani nis testimin e raketës Zuljanah

    Irani nis testimin e raketës Zuljanah

    Vartësja sfidon ish-shefin: Të ftoj në debat…!

    Vartësja sfidon ish-shefin: Të ftoj në debat…!

    G7 në Gjermani: Ç’po përgatisin liderët botërorë për Rusinë dhe Putinin?

    G7 në Gjermani: Ç’po përgatisin liderët botërorë për Rusinë dhe Putinin?

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Te Sheshi
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Një vlonjat nga Gostivari, historia e rrallë “kuqezi” e bacë Sabriut

Nga te Sheshi
21/04/2015
në Kujtesë, Të tjera
Reading Time: 6 mins read
A A
Një vlonjat nga Gostivari, historia e rrallë “kuqezi” e bacë Sabriut
33
SHPËRNDARJE

 

Nga Harrilla Koçi 

Sabri Hajdari (Osmanaj), 74-vjeçari nga Gostivari që jeton në Vlorë prej 60 vjetësh, duket sikur e ka ndarë jetën e vet në dy pjesë: atë që e lidh me vendin e lindjes dhe tjetrën me qytetin e ëndrrave të fëmijërisë, ku sot është i nderuar dhe respektuar.

Bacë Sabriu përfaqëson njeriun e thjeshtë, me një histori që të nxit, të intrigon për të hyrë brenda saj. Duhet ta ngacmosh që ai të flasë, të tregojë për kalvarin e dekadave të ndara në dy rrafshe. Sepse, kujtimet i ka aq të shumta, sa ato i ngatërrohen me njwra-tjetrën. “Eh, historia ime…historia e një djali që kishte ëndërr Vlorën, Vlorën e shqiptarisë”, shprehet baca.

Ishte vetëm 14 vjeç, kur vendosi të largohej nga vendlindja e tij, Gostivari. Një moshë kur mendimi shndërrohet në një vendim, madje shumë shpejt. Tregimet e më të rriturve e kishin nxitur fantazinë e tij për t’u zhvendosur drejt Shqipërisë, drejt Vlorës së Pavarësisë. Sepse, për djaloshin 14-vjeçar, Vlora kishte një tjetër vlerë, brenda atdheut mëmë. Prandaj dhe ai, mendonte e mendonte për të ardhur këtu.

Nuk hezitoi gjatë. Duhej të linte pas familjen. Ishin katër vëllezër e një motër. Por kjo nuk u bë pengesë për rrugën që ai kishte menduar.

Një ditë maji të vitit 1956, u nis. Nuk njoftoi askënd prej familjarëve, as prindërit, as vëllezërit e motrën e vetme. Do të linte pas dashurinë për familjarët, për të afërmit, por shpresonte dhe besonte të gjente një dashuri tjetër, dashurinë për atdheun e mohuar, për bashkëkombasit, për Vlorën e ëndrrave.

Për bacën (djalosh në atë kohë), ajo nuk ishte një aventurë djaloshare; ishte një rrugëtim i natyrshëm drejt origjinës, drejt dimensionit shpirtëror që ja kishin ushqyer të parët e tij, prindërit, tregimet e më të moshuarve. Duhej të rendte drejt Vlorës së tij, pa pyetur për asnjë pengesë. Përpara kësaj, zhvleftësohej gjithçka. Edhe vështirësitë që mund t’i delnin dhe që nuk ishin të pakta.

“Ishte pranverë, por malet ishin të mbushura me dëborë, sepse atëhere dëbora në male mbante deri vonë”, tregon bacë Sabriu, i kërrusur paksa nga mosha, por, gjithsesi mjaft energjik. Flet thjeshtë, por qartë.

Ju deshën dy ditë të mbërrinte në kufirin shqiptar. Duhej të ecte rrugë e pa rrugë, për t’ju shmangur shkijeve. Masat e ruajtjes së kufirit ishin mjaft të forta dhe ai duhej të tregonte kujdes për të mos u zbuluar.

Mbërriti në Radishtë (Peshkopi), pasditen e 6 majit. Lodhja e mundonte, etja gjithashtu. Duhej të pinte ujë, nuk mund të duronte më gjatë, prandaj dhe u drejtua tek çezma e parë që i doli përpara. Gjeti një vajzë që mbushte një bucelë. Më pas aty erdhi dhe një i moshuar dhe…brenda pak minutash njerëzit u shtuan..E pritën mjaft mirë. U kujdesën për të. I dhanë ujë dhe ushqim.

Për 29 ditë qëndroi në një nga dhomat e Hotel Turizmit në qytetin e Peshkopisë, që sapo ishte ndërtuar. Më pas e dërguan në Tiranë dhe mandej, në fshatin Llakatund (Vlorë). Ishte shumë pranë qytetit të ëndrrave. Por, procedurat nuk mund të anashkaloheshin. Pavarësisht se, Bacë Sabriu thotë se, gjithçka, çdo sjellje ishte korrekte. Madje edhe shtetësinë e mori shumë shpejt. “Brenda muajit m’u aprovua shtetësia dhe po hyja në një rrjedhë normale të jetës, këtu në Shqipëri”, tregon 74 vjeçari.

Për shkak të moshës, u vendos që ai të dërgohej në një institucion të përshtatshëm. U dërgua në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës, ku jetoi dy vjet, për të vijuar rrugëtimin e jetës me fillimin e studimeve në Shkollën Pedagogjike në Elbasan. Por…Rregullat e kohës. Ushtria. Duhej kryer shërbimi i detyruar ushtarak. “Kjo ma prishi pak ekuilibrin e jetës, sepse ndërpreva studimet për të hyrë në një jetë krejtësisht tjetër, në rregullat dhe uniformën ushtarake”, tregon i moshuari, ndërsa saktëson se, shërbimin ushtarak e kreu në një repart në Tiranë.

Kështu vazhdoi rrugëtimin e jetës, për t’u stacionuar përfundimisht në Vlorën e tij, ku erdhi bashkë me vajzën, me të cilën vendosi të bashkonte fatin. Nga ajo martesë, atij i lindën dy fëmijë, të cilët janë sot shpresa dhe motivi i tij. Shumë shpejt u lidh dhe me të afërmit, me familjarët e tij në Gostivar. Pak muaj më vonë, teksa qëndronte në hotel “Vjosa” në qendër të qytetit të Vlorës, e njoftuan me telegram se i vëllai që ishte larguar në Gjermani, kishte humbur jetën në një aksident.

Kështu do të vazhdonte komunikimin, të cilin nuk e ndërpreu asnjëherë, pavarësisht se në ato vite kjo ishte e vështirë. I mungonin familjarët, i mungonin të afërmit. Por, lehtësohej disi përmes komunikimit telefonik. Zëri i babait në telefon, pak muaj pasi ishte ndarë prej tij, ishte i përmalluar, por aspak qortues. E mirëkuptoi largimin e tij nga Gostivari, madje jo vetëm kaq. Pak kohë më pas, vendosi edhe ai t’i bashkohej të birit. U arratis dhe erdhi në Vlorë, ku jetuan së bashku për 8 vjet, deri sa ndërroi jetë.

Pas 1990-tës, baca shkoi për herë të parë pas më shumë se 3 dekadash në vendin e tij të lindjes. Dy vëllezërit që gjeti aty, nuk i njohu. Kishin kaluar shumë vjet nga ndarja..

Sot, kur ai ka pak vjet që ka kaluar të 70-at, gjërat kanë ndryshuar akoma edhe më shumë. “Ndihem mirë. Vajzën e kam pranë, jeton këtu në Vlorë”, shprehet baca, ndërkohë që thotë se, ky fakt ja lehtëson disi edhe mungesën e bashkëshortes që e la para 6 vjetësh, apo të djalit që jeton prej vitesh në Londër.

Për të, Vlora mbetet ajo e ëndrrave djaloshare. Nuk është penduar aspak, për atë që vendosi dhe realizoi, përkundrazi. “Në çfarëdo moshë dhe rrethanash të isha, do të kisha zgjedhur të njëjtën rrugë, të njëjtin fat”, thotë ai, ndërsa fjalët i shoqëron me gjerbjen e kafes që e pi dalëngadalë, si për të shoqëruar fjalët.

Baca vjen i pakët dhe i hollë nga fiziku, një tregues që reflekton ndoshta edhe grafikun e jetës së tij.

Në Vlorë, krijoi shoqërinë, një shoqëri që e deshi dhe e respektoi shumë. Vlonjatët, shokët, miqtë, u bënë vëllezërit, të afërmit, familjarët e tij. Nuk kishte njeri nga gjaku në këtë qytet, por familja e tij tashmë është e madhe. Në 60 vjet ka krijuar një rreth mjaft të gjerë shoqëror, me të cilin krenohet. Ka punuar për dekada në ndërmarrje të ndryshme të qytetit, në atë sektor që emërtohet enët nën presion. Shokët e punës, apo ata që ai ka njohur në rrethana të tjera, qoftë edhe në rrugë, janë tashmë pjesë e përditshmërisë së tij.

Por, në jetën e më shumë se dy dekadave të fundit të bacës, është shtuar edhe një dimension tjetër, ai fetar. Prej fillimit të viteve 90-të, ai është bërë pjesë e Xhamisë së Plumbtë, kryesorja në qytetin e Vlorës. Është lidhur pazgjidhshmërisht me të. Kalon pjesën më të madhe të ditës, prej mëngjesit dhe “deri në aksham”, siç shprehet vetë. Kujdeset për xhaminë, për besimtarët, për gjithçka duhet, në raste ditësh të shënuara ose të zakonshme. Është një praktikant i fesë islame dhe për këtë krenohet. Krenohet edhe për faktin se, duke i shërbyer Allahut, u shërben më shumë kështu njerëzve

Arjan Ymeraj, imam i Xhamisë së Plumbtë dhe administrator i Myftinisë,  thotë se, e ka njohur bacën prej vitit 1995 dhe ka dalluar tek ai, njeriun me zemër të madhe, praktikantin e përkushtuar të fesë, prindin dhe qytetarin shembullor.

Vitin e kaluar të dy së bashku shkuan në Mekë. Me përkushtimin e tyre merituan titullin “Haxhi” dhe për ta kjo, përbën një krenari në rrugën dhe përkushtimin për Allahun. Por edhe një mundësi për të parë e vlerësuar marrëdhëniet me njerëzit, të të njëjtit besim, apo të besimeve të tjera. “Sepse feja nuk është për të ndarë, por për të bashkuar. Nuk është barrierë ndarjeje, por mundësi bashkimi”, shprehen të dy.

Baca udhëton herë pas here për në Gostivar. Shkon sa herë mundet në vendlindje, kthehet pas në kohë, në memorien e fëmijërisë, shetit skutave të kujtesës.

Por, kthehet shpejt në Vlorë, në Vlorën e tij, të cilën nuk e ndërron me asgjë tjetër.

“Vlora është jeta ime”, thotë ai.

 

Të ngjashmeLajme

Pse Monkeypox së shpejti do të ndryshojë emrin?
Sociale & Shoqëri

Pse Monkeypox së shpejti do të ndryshojë emrin?

26/06/2022
Jo për rrip, as për shpejtësi…për ç’mund të hani 3 mijë lekë gjobë?
Sociale & Shoqëri

Jo për rrip, as për shpejtësi…për ç’mund të hani 3 mijë lekë gjobë?

26/06/2022
Ballkani, diplomacia turke në veprim
Ballkani

Ballkani, diplomacia turke në veprim

15/06/2022
Lajme të tjera
Greqi-Rusi, pjesë e boshtit të ri që sfidon BE. Ja pakti i fshehtë ku luhen miliarda euro

Greqi-Rusi, pjesë e boshtit të ri që sfidon BE. Ja pakti i fshehtë ku luhen miliarda euro

Mbytet anija me emigrantë, vdesin 700 persona

Mbytet anija me emigrantë, vdesin 700 persona

Putin: Kemi agjendë të përbashkët me SHBA-në

Putin: Kemi agjendë të përbashkët me SHBA-në

TË FUNDIT

Selanik: një vetëflijim tragjik ndryshe

Selanik: një vetëflijim tragjik ndryshe

4 orë Më parë
Njeriu i mazhorancës: 65 mijë lopë më pak nga 2018-ta!

Njeriu i mazhorancës: 65 mijë lopë më pak nga 2018-ta!

5 orë Më parë
Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

6 orë Më parë
Mizoria ruse: po me qendrën tregtare ç’patën xhanëm?!

Mizoria ruse: po me qendrën tregtare ç’patën xhanëm?!

7 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

27/06/2022
E pandodhur që në kohën e Leninit: ç’e ka tërbuar Moskën?

E pandodhur që në kohën e Leninit: ç’e ka tërbuar Moskën?

27/06/2022
Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

27/06/2022
Kazakistani, si një objektiv i ri i mundshëm i agresionit rus

Kazakistani, si një objektiv i ri i mundshëm i agresionit rus

26/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist