Pasi kreu i Wagner-it Yevgeny Prigozhin shpalli pushtimin e Rostovit, në shenjë rebelimi ndaj Moskës, ka reaguar Putin me kryefjalën “tradhëtar”.
Në një fjalim publik, ai premtoi ndëshkim.
“Rusia po bën betejën më të vështirë për të ardhmen e saj, e gjithë makineria e Perëndimit është kundër nesh. Rusia do të mbrohet, kjo është tradhti, goditje me ‘thikë pas shpine’ dhe e kam fjalën për përpjekjen për të përçarë shoqërinë tonë. Situata në Rostov është e vështirë, ushtarët rusë janë urdhëruar të neutralizojnë rebelët. Çdo konflikt i brendshëm duhet të përfundojë gjatë operacionit në Ukrainë”, tha presidenti rus, duke theksuar:
“Ata që janë përgjegjës për situatën aktuale do të dënohen. Ata do të sillen para ligjit dhe popullit të Rusisë për të dhënë llogari. Besoj se do të ruajmë dhe mbrojmë atë që është e shtrenjtë dhe e shenjtë për ne. Së bashku me atdheun tonë do të kapërcejmë çdo vështirësi dhe do të bëhemi edhe më të fortë. Ne do të mbrojmë popullin tonë dhe shtetësinë tonë nga çdo kërcënim, përfshirë tradhtinë e brendshme, pasi ajo me të cilën kemi të bëjmë është tradhtia”, shtoi Putin për të shtuar: “Situata në Rostov mbetet e vështirë, puna e organeve qeveritare është bllokuar, por ne do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për ta stabilizuar atë”.
Putin kujtoi goditjen që mori Rusia me kryengritjen e vitit 1917, kur vendi po luftonte Luftën e Parë Botërore. “Ne nuk do të lejojmë që diçka e tillë të ndodhë më, ne do të mbrojmë si popullin dhe shtetin tonë nga çdo kërcënim”, theksoi presidenti rus. /tesheshi.com/