Në vend të emrit “Santiago Bernabeu”, në të ardhmen do të përdoret vetëm emri “Bernabeu”.
Konfirmimi i ndryshimit të emrit do të pasojë në ditët në vijim dhe gjatë historisë ky do të jetë emri i tretë i stadiumit të famshëm.
Ai u hap në vitin 1947 si “Stadiumi i Real Madridit” dhe mbante këtë emër deri në vitin 1955, kur drejtuesit vendosën të mbante emrin e të madhi Santiago Bernabeu.
Ai ishte një ish-lojtar dhe presidenti i Real Madridit, njeriu që e ndërtoi stadiumin tashmë të famshëm. Pastaj u vendos që të emërohej pas tij.
Bernabeu është rindërtuar tre herë. Herën e fundit në periudhën 2019-2024. Kapaciteti i stadiumit aktualisht është 78,297 vende.
Rinovimet e fundit e kthyen Bernabeun në një nga stadiumet më të bukur në botë. /tesheshi.com/