Papa Françesku tha të dielën se ishte “i shqetësuar” për zjarret që digjen pyllin e shiut të Amazonës, duke e quajtur atë “një mushkëri të rëndësishme për jetën e planetit tonë”.
“Ne jemi të shqetësuar për zjarret e mëdha që janë përhapur nëpër Amazona. Këto mushkëri me pyje janë thelbësore për jetën e planetit tonë,” i tha Ati i Shenjtë një turme besimtarësh të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.
Papa, 82 vjeç, i cili lindi në Argjentinë, Amerikën e Jugut dhe që po tenton të zhvillojë një konferencë të madhe ndërkombëtare në Amazona në vjeshtë, u ka bërë thirrje 1.3 miliard katolikëve në të gjithë botën që “të luten që të gjitha zjarret të shuhen sa më shpejt të jetë e mundur”.
Ai u takua në maj me shefin e fisit Kajapo, Raoni, i cili erdhi për të paralajmëruar Evropën për shpyllëzimet në Amazona.
Papa në enciklikën e tij në ekologjinë “Laudato si” (botuar në maj 2015), i cili ka një shënim të spikatur shoqëror, dënoi shkatërrimin e pyllit të Amazonës për “interesa të mëdha ekonomike ndërkombëtare”.
Në janar 2018, Ati i Shenjtë vizitoi Puerto Maldonado, një fshat në Perunë juglindore të rrethuar nga xhungla e Amazonës, ku u mblodhën mijëra vendas peruanë, brazilianë dhe bolivianë. Në atë kohë, ai kritikoi ashpër “presionin e madh të interesave të mëdha ekonomike që synon monokulturat e naftës, gazit, drurit, arit dhe agroindustrisë”.
Udhëtimi shënoi fillimin e përgatitjeve për një Sinod të Peshkopëve Botërorë të planifikuar për tetor në temën e pyllit të Amazonës, i cili zë 43 përqind të sipërfaqes së Amerikës së Jugut dhe është shtëpi e gati tre milion vendasve.
Zona e Amazonës siguron 20 përqind të ujërave të ëmbla të planetit në formë të lëngshme, 34 përqind të pyjeve të shiut dhe 30 deri 50 përqind të florës dhe faunës në botë.
Qindra zjarre vazhdojnë të shkatërrojnë pyjet e shiut të Amazonës ndërsa presioni ndërkombëtar rritet mbi presidentin brazilian Jair Bolsonaro për të frenuar zjarret në mushkëritë e botës.
Fati i pyllit më të madh tropikal në planet, i përpirë nga flakët prej ditësh, po temë diskutimi dhe në samitin e G7, i cili zhvillohet në Biarritz, Francë këtë fundjavë.
Sipas të dhënave më të fundit zyrtare, deri në 78.383 zjarre janë raportuar në zonën e Amazonës që nga janari i vitit 2019, një numër rekord që nga viti 2013.
Ekspertët thonë se zjarret janë rezultat i shpyllëzimit, me rrethanë rënduese të një thatësire të madhe që do të vazhdojë deri në shtator. /tesheshi.com/