Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Reagime të ashpra nga burra e gra për grafitet fyese ndaj presidentes Jahjaga: Policia të kap autorët!

by te Sheshi
04/01/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Reagime të ashpra nga burra e gra për grafitet fyese ndaj presidentes Jahjaga: Policia të kap autorët!

Nga Blendi Gashi

Viti 2016-të ka nisur në mënyrë jo të mirë për presidenten aktuale, Atifete Jahaga. Persona anonimë, që në natën e parë të vitit të ri kanë shkruar grafite seksiste kundër presidentes.

Rasti i parë ka ndodhur më 1 janar në rrugën “Rexhep Luci”, ndërkohë që ato janë rishfaqur sërish më 4 janar në murin e një ndërtese prapa shtatores së “Zahir Pajazitit”, rruga që çon kah Fakulteti Ekonomik.

Megjithatë, mbetet shqetësuese se këto grafite edhe pse po shkruhen në lagjet kryesore të kryeqytetit, autorët e tyre vazhdojnë të jenë të lirë.

Ka qenë Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës që ka reaguar menjëherë ku ka mbuluar në të dyja rastet grafitet, së pari me ngjyrë të bardhë pastaj me ngjyrë të zezë, derisa ka shkruar edhe dy hashtag #mePresidenten dhe #kunderseksizmit.

Rugova: Të dënohen autorët

Drejtoresha e organizatës të Rrjetit të Grave, Igballe Rogova, në një deklaratë është shprehur e shokuar dhe e mllefosur nga paraqitja e presidentes në mënyrë skandaloze.

“Si shoqatë kemi reaguar kundër këtij akti seksist, i cili nuk e ka përfshirë vetëm presidenten e vendit Atifete Jahjaga por që të gjitha gratë e Kosovës”, është shprehur Rogova duke shtuar se muri në të cilin ka qenë e vizatuar presidentja e kanë mbuluar me mbishkrimin #MePresidenten dhe #KundërSeksizmit.

“E kemi mbuluar murin në të cilin është paraqitur në mënyrë seksiste dhe shumë të rëndë presidentja jonë, bile edhe një vizatim tjetër të pahijshëm”, ka thënë Rogova sipas të cilës autorët e këtij akti të turpshëm duhet të gjenden dhe të dënohen.

“Jemi në mbështetje të presidentes dhe gjithashtu presim nga institucionet shtetërore si policia që të gjejë autorët sepse nuk është e vështirë të gjenden. Në këto lloj grafite, autorët vejnë një lloj vule apo nënshkrimi për të treguar se kush e ka bërë, nga kjo policët mund ta identifikojnë dhe ta gjejnë”, ka thënë Rogova.

Ajo thotë se e gjithë kjo ngjarje tregon se jemi një shoqëri patriarkale dhe se si trajtohen femrat, qofshin ato fytyra publike apo qytetare të thjeshta.

Reagon edhe kryekuvendari Veseli

Ndaj shkrimit të grafiteve kundër Jahjagës ka reaguar edhe kryekuvendari Kadri Veseli duke i quajtur gjeste të huliganizmit politik dhe një abuzim imoral me lirinë e shprehjes.

“Këto grafite janë gjeste të huliganizmit politik dhe një abuzim imoral me lirinë e shprehjes, prandaj janë të dënueshme dhe neveritëse. Ky huliganizëm grafitesh përbën sulm ndaj institucionit të presidencës, por edhe ndaj mijëra vajzave e grave të Kosovës që janë duke bërë një punë të shkëlqyeshme në Policinë e Kosovës, ashtu sikurse vetë presidentja e Kosovës, Jahjaga, ka bërë dhe është duke bërë një punë dinjitoze në detyrat e saj kushtetuese, por edhe si një nga lideret e emancipimit të femrës në shoqërinë kosovare”, thuhet në reagimin e Veselit.

Edhe ish-deputetja Myzejene Selmani ka reaguar ashpër për grafitet e paraqitura në rrugët e Prishtinës kundër të parës së vendit.

“Nëse dita e katërt e vitit 2016 fillon me fushatë fyese pa etikë morale dhe edukative ndaj presidentes Atifete Jahjaga si një motër, si një grua dhe bashkëshorte dhe e para e vendit, çka mund të pritet nga Kosova jonë me dukuri negative dhe politike ndaj saj. Turpi s’ka brina raftë me ata që etiketojnë këtë grua, motër dhe president të Kosovës”, ka shkruar në Facebook ish-deputetja e AKR-së.

P.S: Redaksia tesheshi.com, duke iu përmbajtur etikës, në funksion të moscënimit të dinjitetit të çdokujt, dhe aq më tepër të një gruaje, siç është presidentja Jajhaga, vendosi mos t’i publikojë grafitet në fjalë.         

/tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…
Politikë

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Next Post
Familja Keta lajmëron se Gjetani do të ndeshet me boksierin turk “Sultan”

Familja Keta lajmëron se Gjetani do të ndeshet me boksierin turk “Sultan”

Dorëzohet Aleksandër Dushaj, të shtunën vrau dy vëllezër në Drisht të Shkodrës

Dorëzohet Aleksandër Dushaj, të shtunën vrau dy vëllezër në Drisht të Shkodrës

Zidane-Enrique duke u kacafytur dje si lojtarë, po sot si trajnerë?! (video)

Zidane-Enrique duke u kacafytur dje si lojtarë, po sot si trajnerë?! (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni