Lirohen nga burgu pas 5 vitesh qëndrim pas hekurave, 4 nga 6 të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës.
Gjykata Supreme e Maqedonisë dha vendimin që Agim Ismailoviq, Fejzi Fejzi Aziri, Haki Haziri dhe Sami Luta të lirohen menjëherë, por duke kaluar nën masa parandaluese, siç është dhe gjendja nën arrest shtëpiak, veç rasteve kur do të paraqiten në gjykatë sipas një rendi të caktuar, njëherë në javë.
Për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovcës në vitin 2012 më parë u dënuan me burg të përjetshëm 6 të pandehur, nën akuzën për vepër terroriste.
Por Gjykata Themelore para pak kohe përmbysi vendimin parë dhe të dytë për rastin “Monstra” dhe vendosi që për të akuzuarit të ketë përsëri gjykim. Për vendimin e tillë Gjykata shpjegoi duke thënë se ndër të tjera, situata është e gabuar dhe jo e vërtetuar për shkak se gjykatat më të ulëta janë bazuar në prova dhe deklarata që ishin kontradiktore.
Një nga kërkesat kryesore të mbrojtjes ishte një hetim ndërkombëtar në këtë rast. Kryeministri Zoran Zaev tha se në të gjitha rastet kur ka dyshime se janë të montuara, duke përfshirë edhe “Monstra”, do të jenë të angazhuar ekspertë ndërkombëtarë për të pastruar dilemat. /tesheshi.com/