Më shumë se 2.1 miliardë njerëz nuk kanë konsumojnë dot ujë të pastër e të pijshëm në shtëpitë e tyre, dhe 4.5 miliardë jetojnë pa objektet themelore sanitare, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Raporti i OBSH-së dhe Fondit Ndërkombëtar të OKB-së për Fëmijët (UNICEF) thotë se më shumë se 844 milionë njerëz në mbarë botën nuk kanë mundësi për ujë të pijshëm. “Uji i sigurtë, kanalizimi dhe higjiena në shtëpi nuk duhet të jetë një privilegj vetëm i të pasurve dhe atyre që jetojnë në zonat urbane,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Duke vënë në dukje se fëmijët janë të kërcënuar nga sëmundjet për shkak të mungesës së ujit të pijshëm dhe kanalizimit, Adhanom shtoi se çdo vit më shumë se 360,000 fëmijë nën moshën 5-vjeçare vdesin nga diareja.
Rreth 263 milionë njerëz në mbarë botën shpenzojnë më shumë se 30 minuta duke mbledhur ujë nga burime të ndryshme jashtë shtëpisë, ndërsa 159 milionë ende pijnë ujë të ndotur nga burimet sipërfaqësore si përrenj ose liqene, thuhet në raport. /tesheshi.com/