EUROSTAT, në një raport të fundit bën publik faktin se numri i shqiptarëve që kanë aplikuar për azil në një prej vendeve të Bashkimit Europian ka rënë me 11.700 të tillë në tremujorin e dytë të vitit, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përkthyer në përqindje, kjo rënie afër shifrës 65 %.
Por raporti evidenton faktin se në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti, numri i azilkërkuesve është rritur me 2 %.
Më tej, sipas raportit, në të gjithë Bashkimin Europian numri total i azilkërkuesve ka rënë me 40 % në tremujorin e dytë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa është rritur me 6 % në krahasim me tremujorin e parë të vitit.
Shqipëria zë një ndër vendet e para për azilkërkues në Europë gjatë viteve të fundit. Treguesi është konsumuar dhe në politikën e ditës, ku opozita akuzon qeverinë se me politikat e saj i ka kthyer shqiptarët të kenë fat të ngjashëm me sirianët. /tesheshi.com/