Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Raporti ndërkombëtar: depërtimi i parave të hashashit në tregun e pasurive të patundshme dhe ku priten sekuestrimet

by te Sheshi
31/08/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Raporti ndërkombëtar: depërtimi i parave të hashashit në tregun e pasurive të patundshme dhe ku priten sekuestrimet

Takimi i djeshëm i Task-Force për kanabisin nën drejtimin e Edi Ramës, ka hapur polemika dhe diskutime në qarqe të ndryshme në lidhje me atë që drejtori i përgjithshëm i Policisë Haki Çako, foli mbi eleminimin thuajse total të mbjelljes, kultivimit por edhe trafikimit të kanabisit.

Një luftë që u duk se “sa hap e mbyll” sytë u fitua ndërkohë që disa muaj më parë flitej për një emergjencë kanabisi, ku nëpër shpella u gjetën tonalata të grumbulluara dhe të magazinuara.

Pyetjet që vijnë spontanisht nga ajo mbledhje e kryeministrit janë: kush e lejoi përhapjen e kanabisit pas operacionit të supersuksesshëm në Lazarat? Kush janë ato punonjës policie që nuk raportuan, apo bënë pazare me kultivuesit e kanabisit? Si kalonte kanabisi për shitja nga kultivuesi tek shitësi dhe më pas jashtë Shqipërisë? Ku është shitur jashtë Shqipërisë dhe ku u investuan paratë?

Të gjitha diheshin dhe ekzistonin përveç të tjerash edhe raporte të brendshme të disa institucioneve vendore dhe ndërkombëtare por është fakt se goditja u dha vetëm në dimrin e këtij viti.

Një burim i tesheshi.com në organet e larta ligjzbatuese të vendit, bën të ditur se në Shqipëri ekziston prej vitesh një grup oficerësh kontakti nga vendet e BE-së, grup që drejtohet nga një zyrtar i rëndësishëm i policisë gjermane.

Ky grup koordinohet nga ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Ky grupim ka punuar ngushtë me policinë shqiptare për çështjen e kanabisit, sidomos për të sinjalizuar autoritetet portuale apo kufitare për nisjen e sasive të drogës.

Kjo “Task Force” Ndërkombëtare mblidhte një raport konstant mbi vijimësinë e kultivimit dhe trafikimit të kanabis sativas në Shqipëri, por edhe lidhjen e trafikantëve me zyrtarë të Policisë së Shtetit, të cilët mbyllën sytë madje edhe bashkëpunonin me njerëz të narkotrafikut.

Raporti ishte baza e leximit të autoriteteve të larta të Bashkimit Europian, të cilët i kanë paraqitur një dosje të plotë Edi Ramës, pikërisht pasi u arrit të hetohej apo të skanohej çdo zyrtar i qeverisë së policisë.

Ky raport ka qenë “derdhja e gotës” ku toleranca ndaj kanabisit nuk mund të mbante më.

Siç mësohet materiali flet me raste, emra por edhe para dhe investime të industrisë së hashashit në tregun e brendshëm dhe atë të jashtëm.

Dosja e gjatë dhe e plotë flet për kalime të një sasie të madhe parash në tregun e pasurive të patundshme, kryesisht në Tiranë dhe qytetet bregdetare si Tiranë, Durrës, Sarandë etj.

Pikërisht në këtë fazë ka nisur identifikimi i të gjitha investimeve kapitale që janë kryer me paratë e hashashit.

Dhe ajo që foli Edi Rama mbi sekuestrimin e aseteve, ka të bëjë pikërisht me këtë material që ndodhet në dorën e tij.

Është identifikuar një sasi e rëndësishme investimesh kapitale në ndërtim që nuk bëhet fjalë për blerje apartamentesh, por investime për ndërtime pallatesh. Pikërisht këto asete janë të parat në listë që pritet të sekuestrohen, ndërsa pas tyre vijnë apartamentet e blera me lekët e hashashit.

Drejtoria e Pastrimit të parave, ka nisur një skanim, nëpërmjet informacioneve të policisë të njerëzve që kanë blerë apartamente nga shitja e hashashit.

Këta persona gjenden mjaft lehtë, nëpërmjet listës së sjellë nga policia si kultivues, të cilët janë vërtetuar në hipotekë si blerës pasurish të patundshme.

Por edhe këtu ka nisur prej dy vitesh një operacion masiv shitjesh pronash nga njerëzit që kanë blerë apartamentet nga shitja e hashashit të kultivuar në sasira jo të mëdha.

Vetëm në harkun qershor 2015, qershor 2016 Tirana ka qenë epiqendra e një lëvizje marramendëse kapitali pikërisht nga shitblerja e pronave të fituara nga shitja e kanabisit.

Ky operacion i ka dhënë një hov të madh tregut imobilar por edhe ka rritur çmimet e apartamenteve që mbaheshin të ngrira në Tiranë që prej vitit 2008 kur nisi kriza.

Siç mësohet, raporti ndërkombëtar, në analizën e tij theksonte se pikërisht rreziku i madh është që kur të përfundonte operacioni i shitësve të vegjël të kultivuesve të hashashit, do të nisë një spekulim i madh financiar në vend, që mund të shtojë ofertën e ndërtimeve të mëdha, si pasojë e rritjes së kërkesës.

Dhe realisht në Tiranë, ka nisur një rritje e konsiderushme e kërkesës për apartamente, kësaj radhe jo në Unazën e Re, të Zona e Freskut apo Yzberisht, por në pjesët e qendrës së Tiranës, ku çmimi i shitjes i kalon 1800 euro për metër katror.

Vetë bashkia ka dhënë një hov të madh lejesh ndërtimi.

Të cilat në pjesën më të madhe janë nisur nga kompanitë e njohura në këtë fushë, por ndërkombëtarët dyshojnë dhe kërkojnë që në këtë treg, pra në ndërtim duhet hetuar se pikërisht me çmimet e larta të shitjes mund të operohet me injektimin e parave të mëdha të trafikantëve të hashashit.

Ky natyrisht që do të jetë një proçes kompleks që nëse nis do të shkaktojë ndoshta një traumë apo goditje në tregun e ndërtimit, por që do të japë një shenjë të madhe në dorën e shtetit për të mos lënë që paraja e pisët të bëhet pjesë e sistemit.

A do të ndërhyjë shteti? Rama foli dje për sekuestrime, por që tani nga fjalët priten fakte konkrete. /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Next Post
Vjedhja e bankomatit në Sarandë, zbulohet plani i shtetasve bullgarë: ja si do të merrnin të dhënat për karta të klonuara

Vjedhja e bankomatit në Sarandë, zbulohet plani i shtetasve bullgarë: ja si do të merrnin të dhënat për karta të klonuara

Shpend Ahmeti, LDK-së: Keni mbet veç edhe në Gjykatë Speciale pa më dërgu

PDK padit Shpend Ahmetin për punësime të militantëve të VV-së në Komunën e Prishtinës (Dokument)

Igli Tare mbledh shqiptarët tek Lazio

Igli Tare mbledh shqiptarët tek Lazio

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni