Integrimi i plotë euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor nuk do të ndodhë së shpejti, – ishte mesazhi i dalë nga samiti i Bashkimit Evropian dhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor mbajtur në Mynih, por udhëheqësit evropianë njohin rëndësinë strategjike të kësaj “pjese evropiane”, sipas raportit të sigurisë.
Pjesa e Raportit që merret me Ballkanin Perëndimor ka vlerësuar se rajoni është ende “i pambrojtur”, dhe si një shembull të “stabilitetit të brishtë”, sillet Kosova, e cila, siç është thënë, në dhjetor, në kundërshtim me dëshirat e NATO-s vendosi të formojnë ushtrinë e vet, pasi së cilës Serbia iu përgjigj me kërcënimin e një ndërhyrjeje të armatosur.
Përfundimi i Raportit të Sigurisë së Mynihut për vitin aktual është se Kina dhe Rusia, si dhe aktorët e tjerë, përforcojnë ndikimin e tyre dhe zhvillimet negative në rajon.
Rusia është e thënë së është “lojtar tradicional” në rajon, por tani Ballkani Perëndimor shihet si pjesë e “lojës së madhe”, që dhe mund ttë dobësojë BE-në.
Moska zyrtare është akuzuar në shumë raste për ndërmarrjen e masave që synojnë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë nxitjen e konflikteve etnike.
U theksua gjithashtu se ekzistojnë dhe propaganda anti-perëndimore në rajon, të cilat synojë të rrisin pakënaqësinë e qytetarëve me BE-në.
Në vitin 2018, Komisioni Europian miratoi një strategji të re për rajonin, ku Ballkani Perëndimor shihej si një “investim gjeostrategjik”.
Raporti thekson se viti aktual do të tregojë nëse Ballkani Perëndimor vazhdon të besojë në të ardhmen evropiane. /tesheshi.com/