Disa hetime të reja kanë vënë në pah se Kina ka paguar rrjetet sociale Facebook dhe Twitter për të shpërndarë informacione të rreme lidhur me muslimanët, që sipas tyre, do të arsyetonin fushatën e egër kundër pakicës Ujgure në rajonin Xinjiang.
Shpërndarja e përmbajtjes duke stimuluar e pagesa në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter janë bërë në shtetet perëndimore dhe në SHBA, pasi këto rrjete janë të ndaluara për përdorim në Kinë.
Gazeta Global Times raporton se videot që po qarkullojnë nga qershori i këtij viti, janë një përpjekje e radhës për të fshehur gjenocidin që Kina po bën kundër pakicës etnike dhe fetare atje.
Në gusht, Twitter ka pretenduar se ka rishikuar politikat e reklamimit të përmbajtjes, dhe ka premtuar se nuk do të pranoj më tutje pagesa nga shtetet që janë problem me demokracinë.
Kampet kineze të koncentrimit, të cilat disa organizata i kanë përshkruar si ato të Holokaustit, janë dokumentuar në media si qendra të torturës, sterilizimit me forcë e madje edhe shfarosjes. /tesheshi.com/