Ndonëse shumë qytetarë u mblodhën sot para gjykatës së Apelit në Colmar të Francës ku pritën lirimin e Ramush Haradinaj, një gjë e tillë nuk ka ndodhur pasi gjykata ka shtyrë vendimin për lirimin ose ekstradimin e tij në Serbi për në 2 mars.
Kryetari i trupit gjykues e ka pyetur Haradinajn nëse pranon të ekstradohet në Serbi në bazë të kërkesës që ka parashtruar ky vend, mirëpo ai është deklaruar kundër ekstradimit, pasi sipas tij, ky rast është krejtësisht politik.
“Janë duke abuzuar pasi që janë pjesë e Interpolit. Përgjigjen që e kanë marrë në vitin ‘98-‘99 do ta kenë gjithmonë”, deklaroi Haradinaj për media pas shtyrjes së vendimit.
Haradinaj u arrestua më 4 janar nga polica franceze në aeroportin e Bazelit me fletë arrestin e Serbisë të vitit 2004. /tesheshi.com/