Parlamenti shqiptar u përfshi nga një debat që pati në qendër dekorimin nga ana e presidentit Nishani të një numri ballistësh të vrarë nga Mehmet Shehu.
Dhe në këtë debat, ka befasuar qëndrimi i kryeministrit Rama, i cili ka folur me një gjihë esktra-komuniste, ndërkohë që është ndër promovuesit numër një të faktit se nacionalçlirimtarja ka qenë një luftë civile. Edhe ai, siç e gjithë narrativa letraro-politike komuniste, ka përdorur “pulat” si argument kundër tyre:
“E para e punës unë jam me partizanin, jo Ballin Kombëtar. Kjo nuk është sekret dhe asnjë arsye për të ardhur këtu në emër të Ballit Kombëtar e të bësh ithtarin. Këtu mund të numëroni vetëm sa pula keni shqyer kur keni qënë në qeveri dhe e keni trajtuar shtetin si pulë që e keni shyqer nga të gjitha anët. Jeni pasardhës të rengatëve dhe tradhtarëve të Ballit Kombëtar. Keni të drejtë ti dekoroni, sepse jeni njësoj si ata. E dyta kur shkoni te Varrezat e Dëshmorëve dhe përuleni atje se s’keni rrugë tjetër, te partizani shkoni përuleni dhe atje do shkoni”, tha Rama.
E ndërkohë, i është përgjigjur atij kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka, ama në pozitën e një djalë ish-partizani.
“Sa për atë pjesë ballist/partizan, im atë ka qënë partizan. Dhe Mehmet Shehu vet për aktin që kreu kërkoi ndjesë e quajti gabim. Ky zotëria na thotë që ne quhemi pasaardhës, sigurisht ti je rritur nën hijen e atyre monumenteve po nuk është mburrje. Mburresh me aktet e tët eti po nuk është mburrje. Ne do vazhdojmë të jemi krenar për ato që kanë bërë baballarët tanë dhe ato që bëjmë vetë”, tha Paloka.
Prej ditësh, politika është përfshirë në debat të radhës mbi atë se cilët ishin ballistët e cilët komunistët, kjo pas aktit të dekorimit të Nishanit.
Dje, po për tyë njëjtën temë, pati një shkëmbim të pazakontë akuzash, gati me fjalor të rëndomtë, mes kreut te shtetit dhe zëvëndësministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi. /tesheshi.com/