Kryeministri Ei Rama ka takuar një grup deputetësh, të cilët nuk janë dakord që LSI ti jepen bastionet e së majtës në jug të vendit. Siç mësohet nga burime pranë mazhorancës Rama ka thirrur në zyrën e tij në orë 19.00 një grup parlamentarësh të Gjirokastrës dhe Beratit për të ndarë përfundimisht çështjen e kandidaturave. Në krye të këtij grupi qëndron “senatorja” Arta Dade, e cila vazhdimisht ka qëndrimin e saj të pavarur ku e kritikon qeverinë, por megjithatë ka qenë luajale ndaj mazhorancës. Dade, e cila ka autoritet brenda partisë, nuk është dakord që një bastion si Gjirokastra ti jepet LSI-së. në këtë takim ajo pritet të sjellë argumentet e bazës socialiste. Rama u ka kërkuar deputetëve të mbështesni kandidatët e se majtes se bashkuar. Por deputetet kane kritikuar linjen e vendosur nga lart per kandidaturat, gje qe mund te shkaktorje edhe probleme ne zgjedhje.
(tesheshi.com)