Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka krkitikuar ashpër Europën në lidhje me qëndrimin ndaj emigrantëve, gjatë një interviste për gazetën e Napolit “il mattino”.
Në intervistë, Rama theksoi se Europa ka humbur në egoizëm dhe se sot BE-ja është më shumë taktike dhe më pak strategjike. Ndërsa për krizën e emigrantëve në Mesdhe, ai vë në pah hendekun dramatik që ekziston në Evropë, qe prej kohësh ka humbur në egoizëm, nacionalizëm, taktika politike dhe elektorale, që konsumohen në vende të veçanta anëtare në BE.
Pyetjes nëse sot Evropa është më pak përkrahëse, kreu i qeverisë shqiptare i përgjigjet: “Do të thoja se ka një mungesë në rritje të gatishmërisë për të respektuar vlerat autentike. Më pak strategjike dhe më shumë taktike, viktimë e vetë-interesit për shkak të llogaritjeve të brendshme të kombeve të veçanta”. /tesheshi.com/