“Na vishet si Profeti Muhamed…”, ishte një shprehje e mllefosur e gazetarit Ylli Rakipi referuar kryeministrit Rama, një ditë pasi ky i fundit u shfaq në publik me një veshje allasoj, një tip pelerine të zezë, që mjafton e zeza pra, që krahasimi i Rakipit të jetë më sa paku agazetaresk, e më së shumti një idiotsi.
Ai, si çdokush në këtë botë veç bashkëkohësve të Profetit, nuk e ka parë atë asgjëkundi, e nuk i mbetet veçse të fantazojë. Por dhe fantazia në këtë rast nuk duhet të çalojë kaq rëndshëm. Profeti nuk ka sesi të ketë mbajtur xhybe të zezë. Aq më pak pantollona. Por, gjersa çfarë është thënë ka buruar ngë nja mllef që Rakipi ka ç’prej kohësh me Ramën, nuk ka assesi që thënia e tij të ketë buruar inteligjencë.
Por këtu është rasti për të kujtuar se Ylli Rakipi nuk është i vetmi që ka bërë këtë krahasim. Pra, të Ramës me Profetin Muhamed. Para tij ka qenë Preç Zogaj. Dhe kjo ka ndodhur pak vite më parë, kur Rama qe në opozitë, e përballjen me goditjet që i jipte kundërshtari, Berisha në kërë rast, siç ishin zgjedhjet e 2009 e ato të 2011, me pasprocese plot shkelje deri në marrje mandati në tavolinë, siç në rastin e Tiranës.
Zogaj, që në atë kohë ishte krah Ramës – shkëputur më pas si shenjë refuzimi e aleancës me LSI-në pak para zgjedhjeve të 2013-ës, trajtonte në një shkrim pikërisht atë që ai besonte: rrugëtimin e Ramës drejt pushtetit, duke patur për shkallare ngjitjeje pikërisht disfatat që pësonte në dukje nga kundërshtari.
E këtu, Zogaj sillte si shembull pikërisht Profetin Muhamed, duke thënë se goditjen e herëpashershme që merrte nga kundërshtarët, ishin në fakt shtrimi i rrugës drejt triumfit final. Pra, i pari që ka bërë një krahasim mes Ramës e Profetit Muhamed, është Preç Zogaj. E kjo, ftohtësisht e seriozisht.
Por Ylli Rakipi nuk ngjan në asnjë pikë me Preç Zogajn, ashtu siç dhe Rama me Profetin Muhamed. /tesheshi.com/