Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim të fortë duke bërë thirrje për një qasje të re ndaj opozitës.
Qasje që Rama premtoi se do ta ketë ndryshe këtë herë.
Kryeministri deklaroi se për të opozita nuk është as armike e as kundërshtare por konkurente.
Kryeministri, duke kujtuar protestën e opozitës përpara zgjedhjeve të 15 qershorit ka vënë në dukje daljen e kreut të opozitës me vajzën e vogël në protestë. Sipas Ramës, fëmijët duhet të jenë qëllimi dhe puna e të gjithëve për të garantuar të ardhmen e tyre.
“Axhendat partiake nuk do të marrin peng rendin e ditës së Kuvendit. Jemi të vetëdijshëm për gabimet dhe defektet tona. Jo armiq, por konkurrentë, shpresoj të jetë kështu edhe për ju. 25 qershori provoi se në Shqipëri nuk fiton kur i fryn konfliktit, akuzon, shan dhe fyen, kush bllokon.
Basha para zgjedhjeve doli në protestë me vajzën, e risjell këtë moment se gjithçka bëjmë e lidhim me fëmijët tanë. Nuk duhet të harrojmë se çdo gjë që bëjmë keq u bëjmë keq të gjithë fëmijëve.
Të rinjtë janë larguar në kërkim të një jete më të mirë, por ka prej tyre që rikthehen për të investuar eksperiencën. Mund të ketë ende plot gjëra që i pengojnë për t’u rikthyer, por pengesa më e madhe për rikthimin e tyre i ka themelet këtu në këtë sallë dhe mbahet në këmbë nga ne, katundi jonë politik.
Hendek mes katundit të politikës dhe botës së fëmijëve, unë dëshiroj që fituesit të jenë ata që nuk votuan, që nuk kanë ende moshën, fëmijët e Shqipërisë”, tha Kryeministri.
Edi Rama prononcohet për herë të parë për debatin e ashpër për Kurban Bajram ndaj Skenderbeut.
“Ishte një krim infektues ndaj shtyllës sonë si paqja dhe tolerance fetare. Është një fenomen që duhet analizuar dhe të na bëjë së bashku për të mbrojtur vlerat tona”, tha Rama.
Edi Rama është përgjigjur menjëherë pas qëndrimit të ashpër të Athinës për të vënë veton ndaj hyrjes së Shqipërisë në BE.
Duke paraqitur programin e tij në Kuvend, Rama lëshoi mesazh paqeje dhe mirëkuptimi ndaj Athinës. “Çdo grek në Shqipëri është qytetar i barabartë, por ne nuk do të rrijmë për të mos thënë të vërtetat. E rëndësishme është dalogu mes nesh dhe jo debate në distancë.
Duke folur në lidhje me hapjen e negociattave, Rama tha se nuk ka asnjë arsye që të shtyheet më tej procesi.
Në lidhje me Kosovën, Rama përveç urimit për qeverinë Haradinaj, deklaroi bashkimin doganor me Kosovën./tesheshi.com/