Kryeministri Rama shpotiti sërish në BE-në, kësaj here nga Berlini, në një fjalëmbajtje në forumin e dialogut botëror.
Ai i kujtoi Brukselit nevojën deri në domosdoshmëri të futjes së rajonit në BE, duke u kujtuar kthetrat ruse në disa vende fqinje.
“Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveçse integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Kompleksiteti i Ballkanit Perëndimor sot është një tjetër arsye pse procesi i futjes së Ballkanit Perëndimor duhet përshpejtuar. Shqipëria është njëqind përqind e orientuar drejt komunitetit euroatlantik, por në vende të tjera ka më shumë prani të Rusisë dhe influencë rusë”, tha Rama, duke zgjedhur me tej gjuhën ironike dhe shpotitëse.
“Nuk jam i sigurt nëse BE-ja do të respektojë afatet e shprehura, por ajo çfarë ne kërkojmë edhe në samitin e Procesin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë, që ky proces të mos jetë gjithçka, ose asgjë. Ose merr gjithçka kur je anëtar i BE-së, ose nuk merr asgjë deri atëherë.
Disa hapësira duhet të lihen edhe për vendet kandidate. Por gjithashtu e di që për ne është një martesë me dashuri, ndërsa për ju një marrëdhënie interesi”. /tesheshi.com/