I nxjerrë në Fiks Fare duke sorollatur një qytetar, kreu i Hipotekës së Durrësit jo vetëm është shkarkuar, por dhe ka marrë epitetin “halabak” nga i pari i qeverisë.
“Po trajtojmë hallet tona me njerëz të padenjë, siç ishte rasti i djeshëm, i drejtorit që ka vetëm një përcaktim, halabak. Për të është marrë menjëherë vendimi i shkarkimit. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do ta komunikojë këtë vendim”, u shpreh Rama gjatë një takimi për bashkëqeverisjen.
Fjala është për Ardjan Iljazaj, i cili u denoncua nga emisioni investigativ Fiks Fare teksa refuzoi të regjistronte në hipotekë pronën e një qytetari. Drejtori i ishte drejtuar qytetarit me fjalët “meqë u ankove te bashkëqeverisja, le ta zgjidhë Rama”, duke refuzuar t’i përgjigjet shqetësimit të qytetarit. /tesheshi.com/