Kryeministri Rama i ka bërë një tjetër promovim asaj që pritet të ndodhë së shpejti, nisjes nga puna të Air Albania, kompanisë së re ajrore shqiptare, themeluar nga Turkish Airlines, e cila synon të jetë lideri rajonal i fluturimeve ajrore.
“…dhe me këtë moment mbresëlënës të përgatitjeve të fundit të AIR ALBANIA, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.
Prej vitesh, Shqipëria është pa kompani ajrore, që është dhe një ndër pasojat e çmimeve të larta të fluturimeve. Dhe afro një vit më parë, Rama lajmëroi themelimin e një kompane të re, marrë përsipër nga Turkish Airlines, e cila vitet e fundit është shndërruar në lider botëror fluturimesh. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/468407003642907/?t=53