Kryeministri Edi Rama konfirmoi edhe sot vendosmërinë për prishjen e asaj që e quan “garazh” pa leje, ndërsa deklaron se kisha e Dhërmiut do të rilindë.
Konflikti për ndërtimin pa leje ka përplasur komunitetin ortodoks të zonës me qeverinë, ndërsa në debat është përfshirë edhe shteti grek që kërkoi mosndërhyrje në punët e fesë.
Kisha e Shën Thanasit në Dhërmi, sipas kryeministrit Rama, do të rilindë në emër të trashëgimisë kombëtare. Në një postim në Facebook ai shkruan:
“Kishë e vjetër e Dhërmiut që do rilindë në emër të trashëgimisë kombëtare dhe “garazhi” pa leje që e quajnë kishë!”, shkruan Rama si diçiturë të dy fotografive, një të Kishës dikur dhe një të Kishës së modifikuar nga banorët. /tesheshi.com/