Zana Çela është emëruar drejtore e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ajo rikthehet në drejtimin e këtij institucioni të rëndësishëm të jetës kulturore pas dorëheqjes së Ilir Kernit. Ministria e Kulturës hapi konkurs për këtë detyrë, ku kandiduan pesë artistë të njohur që parashtruan edhe platformat respektive për punën në TKOB. Nga përzgjedhja e parë në tryezën e kryeministri Edi Rama shkuan emrat e tenorit Josif Gjipalit dhe Zana Çelës, e duket se shefi i qeverisë ka prefereuar producenten e njohur.
Zana Cela e ka mbajtur më herët këtë post përgjatë viteve 2000-2003. Edhe në atë kohë, ajo u emërua si drejtore e Teatrit të Operas dhe Baletit nga ministri i Kulturës së asaj periudhe, sot kryeministër, Edi Rama. Sapo mori postin e drejtores, asokohe Zana Cela ndërmori reforma në Teatrin e Operas dhe Baletit. Çela ka themeluar dhe organizuar per disa vite me radhe festivalin ndërkombëtar operistik “Marie Kraja”, si dhe ka qënë edhe autore e producente e një sërë programesh televizive dhe artistike. /tesheshi.com/