Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklarim tipik në llojin e tij, duke aluduar se as biznesmenë muslimanë nuk janë korrekt me shtetin në aspektin fiskal, më sakte, te pagesa e sigurimeve shqërore për të punësuarit, një e ardhur që shkon për pensionistët.
Në një betejë për rritjen e pensioneve, duke luftuar informalitetin, ai shkoi së fundi te Dita e Gykimit, duke thënë se ishte informuar prej vitesh mbi këtë dite kur njeriu do jetë përballë me Zotin e tij për të dhënë llogari. Sipas tij, edhe për këtë ditë, sipërmarrësit duhetë jenë korrekt me shtetin, në funksion të pensionistëve.
“Këtë takim duhet ta mbajnë në konsideratë dhe ata që i fallen Allahut pesë herë në ditë.
Unë njoh dhe kam respekt për sipërmarrës që i falen Allahut pesë herë në ditë, por që nuk i paguajnë sigurimet shoqërore ashtu siç duhet. Dhe ata duhet ta kenë parsysh këtë moment kur të shkojnë atje…se ka xhenet, ka dhe në xhehenem. Qoftë dhe për të patur mbarësi dhe për të mos marrë mallkimet e pensionistëve”, tha Rama në një takim me strukturat tarimore.
Siç deklaroi Rama, “pagat reale në vendin tonë janë 600 euro për sanitare dhe mbi 1100 euro paga mesatare për sektorët e tjerë, por këto paga nuk deklarohen nga bizneset”.
“Këto janë pagat reale për sektorët përkatës, në të gjitha shërbimet e kësaj natyre në Tiranë dhe pak më e ulët në zona të tjera. Por, kur vjen puna te deklarimi i pagave, pasqyra është komplet tjetër”, theksoi ai.
Kujtojmë se sipërmarrësi më i madh në Shqipëri që falet pesë herë në ditë, është Shefqet Kastrati, ose ndryshe Çeti, i cili etiketohet dhe si oligark i qeverisë. /tesheshi.com/