Gjatë një fjalimi në parlament, kryeministri Edi Rama e ka quajtur opozitën si të katandisur në një kafene fshati, ku siç tha ai, çdo ditë në mëngjes del dikush nga klientët e dehur tek dera, vjell, dhe më pas futet sërish në lokal.
Ndërsa deputeten Jozefina Topalli e quajti banakiere të lokalit në fjalë.
Këto komente Rama i bëri teksa ndërmori mbrojtjen e rradhës për cështjen ÇEZ, si dhe shpalosi projektin për reformimin e sektorit energjitik.
“Shpëtojeni opozitën”, iu drejtua Rama deputetëve të saj, kur konkludoi se Shqipëria ka mbetur pa opozitë, e sipas tij, ajo njihet zyrtarisht si e tillë nuk është veçse një kafene fshati. /tesheshi.com/