Kryeministri Rama bëri prezantimin e të ashtuquajturës “Paketë antiKÇK”, një kuadër i ri ligjor për të luftuar krimin dhe implkimin me të në institucionet e larta të drejtësisë. Te Art-Turbina, Rama tha se krimi mbetet ende i pandëshkuar.
“Krimi i organizuar dhe korrupsioni: Prokuroria në 87 raste nuk ka vepruar fare ndaj personave të arrestuar nga policia si autorë veprash penale të rënda. Gjykata 30 raste pafajësie për persona të arrestuar. Gjykata 63 raste dënimesh të lehta për vepra penale të rënda. Gjykata 360 pafajësi për autorë dhe të akuzuar për vepra penale të rënda. Nuk luftohet krimi nga një dorë nga një palë, duhen tre palë, pushteti ekzekutiv, prokuroria dhe gjykata në pushtetin gjyqësor”, tha Rama.
Ndërkohë, shefii qeverisë kundërshtoi akuzat se nën qeverisjen e tij krimi nuk luftohet. “Dëgjoj komente, po vriten njerëzit përditë. Ku janë këta? Janë në atmosferën e rënduar shumë nga fjalët, nga lajmet, por edhe nga negativiteti i përgjithshëm i lajmeve. Para dy ditësh hapa një nga portalet, dhe kishte një titull ‘5 policë të vrarë’, natyrisht që ata nuk ishin vrarë në Shqipëri. Por të gjithë këto së bashku krijojnë ndjesi të rëndë perceptimi. Numri i vrasjeve në Shqipëri ka ardhur me këtë trend. Në kohën e atyre që sot na flasin për krime, ishte mbi 100, janë vrarë 126 veta, që i bie thuajse 1 në 2 ditë gjatë gjithë vitit, në vitin 2012. Sot jemi në shifrën më të ulët, ka edhe një muaj, por jemi në shifrën më të ulët.
Shqipëria është shumë më e sigurt seç ishte dje, se nuk po flasim për krimin e rrugës sot, po flasim për krimin e organizuar.
Të vijmë tek asetet e sekuestruara. Ne nuk jemi parti politike e rënën nga qielli. Ne jemi parti politike që nga dita e parë e pluralizmit në një Shqipëri që ka qenë shumë komplekse. Shikoni asetet kriminale të sekuestruara, është domethënëse. 1.7 milionë euro sekuestro në vitin 2013. Në këtë vit që s’ka mbaruar akoma, jemi në shifrën 87.9 milionë euro. Për pastrim parash, anti-mafie, krim të organizuar, në vitet e tyre në total janë 33 milionë euro. Sot që flasim nga 2014-a janë 267 milionë euro.
Ndjekjet penale për korrupsion. 2013 me 2018-ën, dyfish ndjekje penale”, u shpreh shefi i qeverisë. /tesheshi.com/