Rama avokoi dhe njëherë vaksinën kineze Cinovac, siguruar nga Turqia dhe jo direkt nga Kina, duke e quajtur atë super të suksesshme. Argument për të është vaksinimi me të i vetë Turqisë dhe pothuajse të gjithë vendeve të pasura arabe.
“Dua ta përsërish që të mos bjerë askush viktimë e hienave dhe e kukuvajkave.
Vaksina e ardhur nga Turqia e kompanisë kineze Sinovac, është një vaksinë e super suksesshme e cila faktikisht Turqinë e nxjerr përditë e më shpejt nga tuneli i pandemisë.
Është vaksina që kanë preferuar vendet e pasura të Lindjes së Mesme dhe të gjitha kurorat mbretërore të asaj zone kanë marrë këtë vaksinë, e cila bëhet në shumë shtete dhe fakti që nuk ka hyrë në BE, nuk ka lidhje me efiçencën e vaksinës, por ka lidhje me çështje të një natyre tjetër, që ne nuk na interesojnë dhe nuk na prekin, pasi ne na intereson të nxjerrim urgjent nga tuneli popullin shqiptar dhe të nxjerrim sa më shpejt nga gjithë kjo kohë e gjatë ankthi dhe pasigurie gjyshërit e gjyshet, ata me sëmundje kronike, grupet e riskut dhe të gjithë popullsinë”, tha Rama gjatë një takimi në Berat. /tesheshi.com/