Kryeministri Rama publikoi pamjet e një qendre të sapohapur turistike të Valbonë, duke vënë theksin njëherësh se ajo se ç’ishte Tropoja e dje e se ç’është sot.
“…Dhe me Qendrën e Re Turistike të Valbonës, pjesë e programit të qendrave mikpritëse të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, e cila ka hapur dyert për turistët që të shijojnë mrekullitë e Tropojës së bukur, ku në këto 7 vjet kemi shkundur pluhurin e harresës së turpshme të atyre që Tropojën e kanë shfrytëzuar veç për vota e luftra absurde politike, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan shefi i qeverisë. /tesheshi.com/