Për kryeministrin Rama, dy janë arsyet se pse opozita po djegë mandatet: reforma në drejtësi dhe zgjedhjet që po afrohen, e që sipas tij nuk fitohen dot prej saj.
“I vihen barrikadë vendit dhe drejtësisë, përdorin argumente vetëdiskretituese.
Ndërtuan një çadër bllokuan rrugën dhe bënë çmos të shmangin zgjedhjet. Sot e njëjta situatë ndërsa reforma në drejtësi po ecën dhe po hyn në fazën e ngritjes së institucioneve, ata i vihen barrikadë vendit e drejtësisë e përdorin argumenta vetëdiskrititues.
Kush e beson që këta që flasin për blerje votash mund të besojë janë zgjidhja e jo vetë problemi? Pikërisht pse ishin problemi ata u larguan e ata nuk fitojnë dot zgjedhjet e nuk janë dot zgjedhje.
Të tjerat janë justifikime e alibi për t’i ikur ballafaqimit me zgjedhësit”, tha Rama nga Puka, ku ndodhej për një takim të radhës të tpit “Bashkia që duam”.
Rama kujtoi faktin se në zgjedhjet e kaluara iu dha një pjesë e qeverisë si garanci për zgjedhjet.
“Zgjedhjet e shkuara ata ishin në qeveri dhe gjithë institucionet që i kërkuan, atëherë si i blemë ne zgjedhjet si e përdorëm administratën? I morën të gjitha e nuk i njohën në fund rezultatet.
Ata vetëm do humbasin e nuk kanë shans të fitojnë derisa ta kuptojnë se pse humbasin.
Në këto zgjedhje apo në 2021 do të jenë aty ky janë e më pak se sa janë sot”, deklaroi Rama. /tesheshi.com/