Në mbledhjen e mëngjesit të qeverisë, kryeministri Rama kërkoi paraqitjen e ndërtuesve për të marrë përsipër dëmet.
“Sot, brenda ditës të merret në bashkinë e Durrësit lista e ndërtuesve të pallateve të ndërtuara dhe të gjithë të njoftohen nëse nuk paraqiten që të marrin përsipër dhe të riparojnë të gjitha dëmet e shkaktuara nën supervizimin e rreptë të grupeve të inspektimit“, tha Rama.
Një ditë më parë, ai paralajmëroi se ndërtuesit, godinat e të cilëve u dëmtuan, o t’i riparojnë ato o të ballafaqohen me burgun. /tesheshi.com/