Kryeministri Edi Rama ka portretizuar në stilin e tij ish-presidentin Rugova, gjatë një fjalëmbatjeje në Prishtinë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga NATO.
Në një konferencë të posaçme kushtuar pikërisht figurës së Rugovës, themelues i LDK-së në ndërrim të sistemeve, Rama tha se ishte “ati themelues i Kosovës së lire, ishte një shqiptar i dalë nga brinjët malore të historisë sonë. Një politikan i rrahur me vaj e uthull një figurë që edhe sot është e vështirë ta përmbledhur si një të tërë pa i hyre në hak pjesëve”.
“Mbetet më atipiku i politikanëve shqiptar. I pashpjegueshëm dot deri në fund për mënyrën se si i imponuar njerëzve si lumi që rrjedh duke krijuar shtatin.
Kur në 24 maj të vitit 1992, në të ashtuquajturën zgjedhje ai u vetëshpall President i Kosovës për herë të parë, pati guximin e gjeniut për faktin se nuk rrezikoi jetën, por rrezikoi diçka edhe më të rëndësishme, atë që jeta krijon dhe lë pas, emrin dhe personalitetin.
Ky ishte një akt donkishotesk në sytë e shumëkujt, për mua tejet i ngjashëm me aktin e shfaqjes vetmitare të gjeneralit de Gol kur i vetëm dhe i përqeshur lëshoi me radio nga Londra mesazhin epokal të 6 qershorit 1944: ‘Pas resë aq të rëndë të gjakut dhe lotëve tanë, ja ku rishfaqet dielli i madhështisë sonë’. tha Rama.
Dhe teksa fliste për Ibrahim Rugovën, Rama lëshoi një mesazh për Kurtin.
“Ibrahim Rugova na kujton që sado të mëdhenj dhe të mbështetur të jemi nga njerëzit tanë, mbetemi një popull i vogël në dy shtete të vegjël që siç thonë ju në Kosovë ‘nuk kemi qare’ pa miqtë dhe aleatët e mëdhenj”. /tesheshi.com/