Kryeminisitri Rama promovoi nisjen e vaksinimit dhe në Shkodër, me stafe shëndetësore dhe të moshuar nga azili në këtë qytet, duke paralajmëruar kalimin më pas në Vlorë, si stacion të tretë.
“Sot fillojmë vaksinimin në Shkodër me 150 vaksinimet e para, por ndërkohë në ditët e ardhshme do të rritet numri i vaksinimeve nga 300 vaksinime në ditë e më pas 500 dhe këtë javë do të hapim dhe Qendrën e Vaksinimit në Vlorë, duke e shtrirë vaksinimin në territor”, tha ministrja Manastirliu, e cila shoqëonte Ramën.
Lidhur me hapjen e Spitaleve rajonale për trajtimin e pacientëve me COVID, Manastirliu ka bërë me dije se stafet mjekësore në këto spitale do të shpërblehen me bonus.
“Përsa i përket shpërblimit, të gjitha ato spitale rajonale që kanë trajtuar raste post-COVID apo suspect covid, në bazë të punës që kanë bërë, i kemi shpërblyer me bonus, sipas ngarkesës që kanë pasur. Sigurisht që tani që do të jenë me kohë të plotë, do të trajtohen si të tillë”, u shpreh ministrja Manastirliu. /tesheshi.com/