Kryeministri Rama ka bërë publik projektin e Lungomares së Sarandës, një premtimi tij që në 2014-ën, duke ofruar disa foto, që siç mund të shihen, paralajmërojnë rafshime godinash hoteleiere në një pjesë të vijës bregdetare.
“Sapo ka përfunduar procedura dhe nis në shtator puna, për projektin e vijës bregdetare të Sarandës. Njësoj siç Lungomarja transformoi Vlorën, ky investim do të ndryshojë faqen e Sarandës turistike. Saranda që Duam, Shqipëria që Duam”, shkruan Rama, duke postuar dhe një set fotosh.
Por nëse Lungomare e Vlorës hodhi në erë vetëm një pallat (i vjehrit të Bashës), si dhe një hotel në ndërtim, por krejt të paligjshëm, e si pasojë pa reaksion), në Sarandë do duhet të hiqen shumë ndërtime, siç mund të dallohet dhe në foto. /tesheshi.com/