Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive se në portin e Durrësit do të ngrihet një pikë e përbashkët doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Në këtë mënyrë të gjithë mallrat për Kosovën që vijnë nga jashtë do të zhdoganohen direkt në Durrës për të lehtësuar procedurat.
Ndërkaq, mbledhja po vazhdon edhe më tej, ku tani janë duke u diskutuar marrëveshjet, të cilat pritet të nënshkruhen mes delegacioneve.
Pas fjalimeve të kryeministrit së Shqipërisë, Edi Rama dhe atij të Kosovës, Isa Mustafa, ministrat e dy vendeve po vazhdojnë me diskutimet për marrëveshjet e parapara.
Pas mbledhjes, dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media. /tesheshi.com/