Në Librazhd, kryeministri Rama ndërpreu fjalëmbajtjen e tij në qendër të qytetit para të rinjve, në respekt të thirrjes ndaj ezanit.
Ai qëndroi kokëulur deri sa përfundoi ftesa për lutje nga xhamia, për të rrëfyer atë që tha se i ndodhi në një vizite të xhamia e Et’hem Beut.
“Sot mëngjes ngaqë shkova për të parë xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë që është restauruar, hoqa atletet dhe vesha këto këpucët që t’i hiqja e vishja kollaj tek dera e xhamisë dhe harrova të vesh atletet. Kjo është jeta ime, çdo ditë e minutë”, ishin fjalët e kreut të qeverisë. /tesheshi.com/