Në një fjalim të përgatitur shpengueshëm e me sportivitet, me këmbë mbi tavolinë, kryeministri Rama kumtoi në Bratislavë marrjen e Presidencës së OSBE-së nga Shqipëria, e kjo në kohën kur një pjesë e mirë e krizës shqiptare lidhet dhe me qëndrimet e kësaj organizate ndërkombëtare. Kujtojmë që ambasadori i sajnë Tiranë, është shpallur i papreferuar nga presidenti Meta.
“Ky është një moment historik dhe inspirim për vendin tonë. Kjo lidhet me marrëdhëniet e mira me anëtarët dhe mikpritje që karakterizon Shqipërinë. Edhe një tjetër element i rëndësishëm i Shqipërisë është harmonia fetare. Marrja e Presidencës, është një hap i jashtëzakonshëm”, tha Rama.
“Do të fokusohemi duke implementuar së bashku koordinimin e të gjitha politikave tona për të rritur kredibilitetin tonë. Nëse doni paqe në Europë duhet të implementohen edhe elementë të tjerë. Duke monitoruar zgjedhjet dhe mbështetur reformat, puna e OSBE-së ka qenë ngushtësisht e lidhur me njerëzit.
Përsa i përket edhe vijimit të dialogut, kjo është e vetmja mënyrë për të rindërtuar besimin mes nesh. Korrupsioni dëmton prosperitetin e të gjithë rajonit, së bashku me kërcënimet e tjera. Do të luftojmë korrupsionin. Nder dhe përgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkëlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE”, theksoiu njeriu që mban dhe postin e ministrit të Jashtëm veç atij të kryeministrit, por që ia ka deleguar Gent Cakajt.
“E keni të qartë cfarë lloj mali duhet me mbajtur në kurriz, kështu që forca”, ishte kjo një frazë e Ramës thënë për delegacionin që e shoqëronte në Bratislavë. /tesheshi.com/