Kryeministri Rama publikoi grafikën e ecurisë së infektimit në Shqipëri krahasuar me vende të tjera në rajon, ku lexohet pjesa jo dramatike.
Në gjykimin e shefit të qeverisë, kjo vjen nga durimi dhe rezistenca. Ndaj ai shkruan:
“Rezistencë, Rezistencë, Rezistencë
Sa më fort të shtrëngohemi dhe rezistojmë sot, aq më e butë do jetë ngjitja e shigjetës së kuqe, aq më pak viktima e plagë të rënda do te kemi dhe aq më shpejt mund të fillojmë të dalim, pak nga pak, nga ky rrethim i hekurt në mbrojtje”, shkruan Rama. /tesheshi.com/