Për kryeministrin Rama, ajo çfarë ndodhi të shtunën para Kryeministrisë ishte një material për pengimin e hapjes së negociatave.
Në një postim në rrjete, i pari shpreh keqardhjen e dëmtimit të imazhit të vendit, pasi sipas tij qeveria nuk pësoi asnjë dëm.
“Ç’farë trishtimi jehona e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e dynjasë! Politika qorre e një opozite pa vizion, pa program, pa lidership, nuk i bëri asgjë dot qeverisë po goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material të tërë atyre që duan sebepe kundër negociatave me BE, TURP”, shkruan Rama. /tesheshi.com/