Duke folur në një komunikim me mediat nga Kryeministria, Edi Rama solli edhe një herë në vëmendje “listën e zezë”, nga e cila i hoqi të gjitha përgjegjësitë dhe ia ngarkoi ato ekipit të tij të shënimeve. Rama tha se vetë nuk ka bërë asnjë listë, por e ka parë atë pasi është publikuar.
“Nuk ka asnjë listë të publikuar nga unë, nuk ekziston. Emrat në atë përmbledhje janë pjesë e një raporti të bërë nga skuadra ime në mënyrë mekanike për ndjekësit e postimeve në faqen time. Asnjë nga personat që janë aty nuk janë as në akuzë, as pjesë e ndonjë liste që ka të bëjë me vlerësim, opinion nga ana ime apo e shtetit. Është thjeshtë përmbledhja e komenteve të bëra në faqe nga njerëzit. Gjithë këtë peshë që ajo listë nuk e ka, ia keni dhënë ju dhe ata që duan të bëjnë opozitë. Unë s’kam bërë asnjë përmbledhje, por është raporti i bërë nga skuadra e shënimeve që unë e kam lexuar kur e keni lexuar ju“, – tha Rama./tesheshi.com/