PD nxorri zëdhënësen e re, ish-miss-in Floriana Garo, për të kumtuar, sipas saj dështimin e Ramës në 8 vite qeverisje.
“Rama që ka dështuar dhe e ka bllokuar Shqipёrinё për 8 vite me radhё nuk mund të sjellë ndryshimin që vendi ynë ka aq shumё nevojё. Ndryshimi që na duhet është një qeveri që kujdeset për ju. Paga juaj duhet të jetë më e lartë. Shteti duhet t’ju japë më shumë punë. Ju meritoni të merrni shërbime më të mira shëndetësore dhe arsim më të mirë për fëmijët tuaj. Qeveria duhet të sigurojë që Shqipëria tё jetё më e mirë në mënyrë që fëmijët tuaj të mos largohen nё vende tё tjera
Për të qenë të suksesshëm duhet të largojmё Ramën sepse Rama e ka bllokuar vendin tonё për 8 vjet. Nuk ka rëndësi se kush është në listën e Ramës dhe kush është pas tij. Ajo që ka rëndësi është që Rama është problemi i Shqipërisë dhe po nuk u larguar ai – nuk do të ketë asnjë ndryshim.
Ne shohim entuziazëm te qytetareve në çdo vend qe shkojmë . Qytetarët e Shqipërisë duan ndryshim. Qytetarët e Shqipërisë duan një qeveri të re që të kujdeset për ta. Ata janë lodhur nga premtimet boshe të Ramës, se ai nuk punon dhe nuk do të mbajë asnjë premtim!
Jemi lodhur nga Rama, është koha për një ndryshim”, tha Garo.
Kujtojmë, kjo figurë televizive, gjithsesi pa impakt të fortë publik veç hireve të miss-i, është përzgjedhur nga Basha edhe si kandidate për deputete, edhe si zëdhënëse. /tesheshi.com/